Lajme
Rriten çmimet e naftës pas deklaratave të Trump për Iranin
Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të fortë pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Iranin. Sipas BBC, nafta Brent u rrit me rreth 2 dollarë për fuçi brenda pak minutash, duke arritur në 94.16 dollarë, përpara se të pësonte një rënie të lehtë.
Në një postim në rrjetin “Truth Social”, Trump deklaroi se SHBA mund të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj Iranit dhe synon ndikim mbi tregjet e naftës dhe gazit iranian. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e goditjes së infrastrukturës energjetike të vendit, përfshirë ishullin Kharg.
Më herët gjatë ditës, çmimi i naftës kishte qenë në rënie, duke zbritur nga mbi 95 dollarë për fuçi në orët e para të mëngjesit në rreth 92 dollarë në mesditë. Megjithatë, deklaratat e Trump sollën sërish rritje të menjëhershme të çmimeve për shkak të shqetësimeve mbi furnizimet globale me energji.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











