Integrimi
Ja si i paguan 9000 euro shqiptari vetëm për kalimin e kufirit Francë-Angli
Kujtimi dhe shokët e tij kontaktohen nga një kontrabandist shqiptar. 9000 euro është shuma që ai u kërkon për kalimin matanë, në një distancë prej vetëm 50 kilometrash vijë ajrore. Kujtimi pranon...
Ky vend “ëndrrash” në Angli në fakt nuk lakmohet për të jetuar vullnetarisht nga askush. Por, Kujtimi nga Shqipëria e gjen shumë të mirë këtë lokalitet pa emër. “Është mirë këtu, apo jo” pyet 22 vjeçari ga Shkodra, i cili e ka këmbyer atdheun e tij me këtë qytet të përgjumur para portave të kryeqytetit britanik, Londrës.
Kujtimi ka ardhur katër javë më parë nga Franca veriore në këtë “gropë plehrash” siç e quajnë londinezët paralagjen e qytetit të tyre. Pa dokumente të vlefshme dhe pa vizë. Kjo është arsyeja që gazeta “Die Welt” që e sjell këtë portret të mos e përmendë emrin e qytetit. Të tillë si Kujtimi, pa letra, mendohet se në Britaninë e Madhe janë rreth 900 mijë veta ndonëse shifrat e sakëta mungojnë, transmeton albinfo.ch. Kjo shifër i takon një studimi të bërë në vitin 2009.
Më 8 gusht Kujtimi së bashku me dhjetëra migrantë të tjerë po vraponte përmes fushave të misrit në afërsi të qytetit Calais drejt hyrjes në eurotunel, që e lidh Francën me ishullin, Britaninë dhe që eshtë rreth dy kilometra larg në vijë ajrore. Ata duan të ngjiten në kamionët që presin , të shqyejnë me thikë çadrat e kamionëve dhe të futen në ta për të dalë matanë, në Angli. Por kjo u ka sukses vetëm pak vetave. Në njërën nga këto net, Kujtii me shokët është kapur tri herë nga njësitet speciale franceze, në tri përpjekjet e bëra.
Për herën tjetër Kujimi vendos të provojë ikjen përmes tragetit, që i duket më lehtë e realizueshme.
Dhe… më 7 shtator Kujtimi dërgon jo pa mburrje me telefo emrin e vendqëndrimit të tij në Angli. Ai ia ka dalë. Por si ishte e mundur kjo? “Vetëm përmes trafikantëve”, përgjigjet ai. Pas tri ditë qëndrimi në Calais Kujtimi dhe shokët e tij kontaktohen nga një kontrabandist shqiptar. 9000 euro është shuma që ai u kërkon për kalimin matanë, në një distancë prej vetëm 50 kilometrash vijë ajrore. Kujtimi pranon. Kështu, shqiptarët në fjalë transportohennga trafikanti me një makinë në qytetin Dünkirchen qe është 40 kilometra nga Calaisi. Është më pak i njohur dhe prandaj më i përshtatshëm si pikë për ikje.
Vetë i njëmbëdhjeti në një kamion, rruga e të cilit i sjell trafikuesit së paku 100 mijë euro për një udhëtim të shkurtë. 30 minuta zgjat rruga deri në Calais dhe 38 minuta të tjerë i bën treni në të cilin ngarkohet makina ku është Kujtimi me shokët. Ai nuk do ta harrojë kurrë momentin e ngarkimit të makinës në tren.
“Koha kishte ndaluar. E dija: tash për mua fillon një jetë e re”. Pastaj mbërrijnë në Angli. Në një pompë benzine presin trafikantin tjetër e kështu me radhë ndalojnë në një kafene.
“Në kafene kemi festuar dhe pirë, bashkë me trafikantët”, tregon Kujtimi. Edhe pse atyre nuk u kishin paguar akoma asnjë cent. Ata (trafikantët) tash presin nga familjarët e të trafikuarve të cilët vijnë nga e gjithë Anglia për t`i sjellë paratë, shkruan diewelt.de dhe trans,eto albinfo.ch. Te Kujtimi është xhaxhai i tij i cili jeton legalisht prej 20 vitesh në Angli. Ai ia paguan trafikantit shumën e përmendur dhe e sjell nipin e tij në paralagjen e Londrës. Por çfarë ndodhë nëse dikush nuk mund të paguajë? Kujtimi nuk di të përgjigjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













