CH-Ballkani
Me “Ferrari” rent a car, nga Zvicra në Maqedoni
Një qytetar i Maqedonisë ishte bërë lajm i medieve në Maqedoni, pasi kishte marrë me qira një veturë të tipit “Ferrari” nga një kompani e makinave me qira në Zvicër.
Nuk ishte lajm se ai po ngiste Ferrari para bashkëqytarëve të tij, por që e kishte sjellë në mënyrë të paligjshme atë në Maqedoni, duke i shkaktuar dëme kompanisë mbi 70 mijë euro.
Ferrari ishte kontraktuar të jetë në pronësi me qira nga 31.07 deri 10.08.2015, dhe sipas kontratës, automjeti duhet të operohet në territorin e Austrisë, Zvicrës dhe Gjermanisë, por në kundërshtim me kontratën e deklaruar, automjeti jo që nuk është kthye brenda afatit të caktuar, por e kishte dërguar edhe në Maqedoni.
Bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga Makedonska Kamenica.
Policia maqedonase ishte alarmuar nga Interpoli se një automjet luksoz Ferrari ishte objek i hetimeve dhe se është vjedhur dhe gjendet në një qytet të Maqedonisë.
Ferrari ishte zbuluar me satelit gps nga kompania zvicerane, raportojnë mediet e Shkupit, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













