Në Nigerin verior, 49 persona vdiqën nga etja në shkretëtirën e Saharasë pasi një kamion u prish gjatë rrugës. Udhëtarët ishin duke u kthyer nga Mali për të festuar festën islamike të Kurban Bajramit me familjet e tyre në Niger, njoftoi qeveria rajonale e Agadezit, shkruajnë mediat botërore.
Mjeti u prish në një rajon të largët shkretëtire më shumë se 80 kilometra në perëndim të qytetit kufitar të Assamakës.
Përpjekjet për riparim të kmionit dështuan dhe grupi mbeti i bllokuar pa ujë në temperatura ekstreme të larta.
Vetëm dy persona mbijetuan në këto kushte. Ata ecën më shumë se 50 kilometra dhe më pas njoftuan autoritetet në Assamaka.