Muzikë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Sopranoja me famë ndërkombëtare do të performojë në “Opera Night” më 26 korrik në Prishtinë
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi, do të jetë për herë të parë pjesë e “Rame Lahaj International Opera Festival”, që mbahet gjatë muajit korrik në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga tenori Ramë Lahaj, i cili njoftoi se publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë nga afër performancën e artistes në mbrëmjen “Opera Night”, më 26 korrik.
Pjesëmarrja e Elbenita Kajtazit konsiderohet një nga momentet më të rëndësishme të këtij edicioni të festivalit, duke sjellë në skenën kosovare një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në operën ndërkombëtare.
Kajtazi ka performuar në disa prej teatrove dhe skenave më prestigjioze të operës në Evropë, ndërsa rikthimi i saj në Prishtinë pritet të zgjojë interesim të madh te publiku dhe adhuruesit e muzikës klasike.
“Rame Lahaj International Opera Festival” tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë dhe rajon, duke sjellë artistë të njohur ndërkombëtarë dhe produksione operistike të nivelit të lartë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













