Lajme
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Më 14 qershor para zviceranëve me të drejtë vote qëndron iniciativa e SVP-së “kundër një Zvicre 10 milionë banorëshe”.
Me këtë iniciativë partia e përmendur, siç tregon edhe motoja, synon kufizimin e numrit të banorëve në 10 milionë (deri në vitin 2050), për të shmangur, siç e thotë ajo “mbipopullimin, kaosin etj.
Por, siç e tregojnë shumë analiza dhe vështrime të personaliteteve, studiuesve dhe organizatave të pavarura, iniciativa vetëm sa do të krijojë kaos dhe izolim të vendit. Në rast të miratimit dhe të zbatimit të saj, Zvicra kërcënohet nga mungesë e madhe e fuqisë punëtore, nga bllokimi i shërbimeve të shumta jetike, të cilat edhe sot funksionojnë kryesisht falë fuqisë së huaj punëtore etj.
VIDEO:
Për të bërë më të qartë atë çfarë e pret Zvicrën e “jo më shumë se 10 milionë banorëve”, albinfo.ch ka marrë mendimin e një numri politikanësh të rinj zviceranë me rrënjë shqiptare, nga parti të majta e të djathta.
Ata, ashtu sikurse edhe partitë e tyre respektive, janë kategorikisht kundër iniciativës së përmendur. Për më shumë, dëgjoni argumentet e tyre.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














