Fotolajmi
Evropa, e ndarë përballë krizës së emigrantëve
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje vendeve të tjera evropiane që të bëjnë më shumë për të ndarë barrën e mijëra emigrantëve që hyjnë në kontinent, por disa nga fqinjët e Gjermanisë nuk po i përgjigjen thirrjes së saj.
“Nëse Evropa dështon përsa i takon çështjes së emigrantëve, nëse dobësohet kjo lidhje e fortë me të drejtat ndërkombëtare civile, atëherë nuk do të jetë më Evropa që kishim dëshiruar”, tha kancelarja gjermane, përcjell albinfo.ch.
Gjermania ka pranuar numër më të madh të refugjatëve se çdo vend tjetër evropian, një numër që deri në fund të vitit mund të kapë shifrën 800 mijë.
Por Sllovakia, Republike Çeke, Hungaria dhe Polonia, siç raporton VoA, janë mes vendeve që kanë bllokuar një plan që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të pranojnë secili një numër të caktuar refugjatësh.
Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha se vendi i tij “nuk do të bjerë kurrë dakord” me imponimin e një numri të caktuar të refugjatëve që duhet të pranojë.
Ai tha se shumica e emigrantëve që shkojnë drejt Evropës nga vende të rrënuara nga lufta të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, e bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për në Evropë për arsye ekonomike dhe duhet të kthehen në vendet e tyre.
Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, akuzoi dje vendet evropiano-lindore, veçanërisht Hungarinë, për politika “skandaloze” ndaj emigrantëve që janë kundër vlerave të Bashkimit Evropian.
Ministritë e Brendshme të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë kanë bërë thirrje për masa urgjente për të përballuar sfidën e mijëra emigrantëve që po vërshojnë në Evropë, që ka krijuar përçarje mes vendeve evropiane ndërsa ata debatojnë për mënyrat e përballimit të kësaj krize.
Ministrat Theresa May e Britanisë, Bernard Cazeneuve i Francës dhe Thomas de Maiziere i Gjermanisë nxorën një deklaratë të përbashkët të dielën, ku i kërkonin Luksemburgut që mban kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian që të organizojë një takim brenda dy javësh.
Ndërkohë policia austriake ka shtuar kontrollet e automjeteve në vendkalimet kufitare me Hungarinë, duke shkaktuar radhë të gjata në autostradën kryesore që lidh dy vendet, disa ditë pas gjetjes së 71 emigrantëve të vdekur në një kamion.
Ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner, duke folur në të njëjtën konferencë shtypi, tha se këto nuk janë kontrolle të zakonshme kufitare.
Ajo shtoi se vendi i saj do të vazhdojë të respektojë rregullat e zonës Shengen.
Gjatë tre ditëve të fundit policia ka kapur 8,792 emigrantë që hynë në Hungari, shumica e tyre nga Serbia.
Luksemburgu, i cili mban presidencën e radhës të BE-së, tha se do të organizojë më 14 shtator në Bruksel një takim të ministrave të brendshëm dhe drejtësisë të vendeve të BE-së.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit, gjatë këtij viti mbi 322 mijë emigrantë kanë kaluar Mesdheun në përpjekje për të shkuar në Evropë.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci










