Lajme
Autori i sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë kishte synim zyrtarët e administratës Trump
Prokurori i Përgjithshëm në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd Blanche ka deklaruar se bazuar në gjetjet paraprake i dyshuari ka të ngjarë të ketë pasur në shënjestër zyrtarët e administratës Trump gjatë sulmit të tij të shtunën, në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
“Ne ende po hetojmë një motiv, dhe kjo është diçka që domosdoshmërisht do të zgjasë të paktën disa ditë. Ne besojmë se ai ka pasur në shënjestër zyrtarët e administratës në këtë sulm, tentativë sulmi, por kjo është përsëri, paraprake”, ka thënë ai për NBC.
Sipas tij, këta zyrtarë ka gjasa të përfshijnë presidentin e SHBA-së teksa shtoi se nuk beson që i dyshuari po bashkëpunon me hetimin.
Ai njoftoi se i njëjti do të akuzohet në gjykatën federale nesër për sulm ndaj një oficeri federal, qitje me armë zjarri dhe përpjekje për të vrarë një oficer federal, teksa tha se nuk e dinte nëse kishte një lidhje të Iranit me sulmin, transmeton albinfo.ch.
Hetuesit besojnë se i dyshuari udhëtoi me tren nga Los Angeles në Çikago dhe më pas nga Çikago në Uashington DC me tren, përpara se të regjistrohej në hotelin ku u mbajt darka.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













