CH-Ballkani
Të papunët nuk janë të interesuar të punojnë për 450€
Disa kompani prodhuese kosovare thonë se kanë probleme për gjetjen e punëtorëve, sidomos atyre sezonalë
Sipas tyre të papunët nuk po shprehin interesim të punojnë, kur ato kompani hapin vende të reja pune.
Sic raporton Radio Evropa e Lirë të papunët në Kosovë, përveç vreshtarisë që nuk duan të punojnë, ata hezitojnë të punojnë edhe në vjeljen e patateve.
Sipas Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova”, në Vushtrri, e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e patates, shumë të papunë kanë hezituar të vijnë të punojnë në vjeljen e patateve.
“Njerëzit ankohen se nuk ka punë, por e vërteta është se të gjithë ne po kemi problem të sigurojmë punëtorë”, tregon Kosumi.
Sipas Kosumit problemin më i madh është me punëtorët sezonal për vjeljen e patates.
“Atëherë kur neve na duhen punëtorë, ne nuk jemi duke gjetur punëtorë, edhe pse i kanë pagat shumë të mira, 450 euro, dhe dy herë në ditë kanë ushqim. Unë vetë e kam punuar këtë punë, nuk është punë e vështirë”, tregon Kosumi.
Papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë shoqërinë kosovare gjatë viteve të fundit.
Të dhënat zyrtare tregojnë së nga 1.2 milion forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh, pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë.
Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në rajon, me 35.5 për qind, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina me 27.5 për qind, Serbia me 18.9 për qind, Mali i Zi me 18.0 për qind dhe Shqipëria me 17.9 për qind.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, thuhet se mbi 150 mijë është numri i punëkërkuesve të pakualifikuar, mbi 77 mijë i atyre me shkollë të mesme, ndërkaq të kualifikuar janë 22 mijë dhe me arsimim të lartë 6,840 punëkërkues.
Një hall të madh me punëtorët e papërgatitur mirë për tregun e punës, e kishin paraqitur edhe investitorët e huaj, të ardhur në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kishte theksuar se investitorët e huaj po kanë problem për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.
Përveç tjerash, ai kishte theksuar se institucionet arsimore në Kosovë po përgatisin fuqi punëtore, e cila nuk është adekuate për kërkesat e tregut të punës.
Edhe njohës të çështjeve të arsimit në Kosovë, vazhdimisht kanë potencuar se studentët në Kosovë po dalin të papërgatitur për tregun e punës.
Derisa kishin kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të marrin masa urgjente në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












