Lajme

Trump pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit: Irani është bërë pak i lezetshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për zhvillimet e fundit në luftën me Iranin, teksa Teherani e tërhoqi sot vendimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump ka deklaruar se kanë biseda shumë të mira që po zhvillohen.

“Po shkon shumë mirë, u bënë paksa të lezetshëm”, deklaroi ai, transmeton albinfo.ch.

Trump gjithashtu përsëriti pretendimet se SHBA kishte eliminuar kryesisht marinën, forcën ajrore dhe udhëheqjen iraniane.

“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën, siç kanë bërë për vite me radhë, nuk mund të na shantazhojnë. Do të kemi disa informacione deri në fund të ditës. Po flasim me ta, po mbajmë një qëndrim të fortë”, vazhdoi ai.