Portrete të firmave
“MeGaherz” – Spitex me zemër për familjet në Zvicër
“Filozofia e “MeGaherz” mbetet e pandryshuar: kujdes profesional i kombinuar me afërsi njerëzore.”, thekson në këtë intervistë për albinfo.ch, Lumnije Memisi, bashkëpronare e “MeGaherz”.
“Spitexi ynë ka moton ‘Një familje për familjen’ dhe ‘Së bashku në vend se të vetmuar’. Na njihni dhe krijoni besim – ne i kuptojmë nevojat tuaja dhe përshtatemi me ju”, thotë Lumnije Memisi, bashkëpronare e “MeGaherz”.
Që nga themelimi në vitin 2019, “MeGaherz” është shndërruar në një adresë të rëndësishme për kujdes profesional në shtëpi në Zvicër, duke kombinuar ekspertizën mjekësore me përkushtimin njerëzor.
Një ekip në rritje të vazhdueshme
Sot, “MeGaherz” numëron rreth 90 punonjës, përfshirë edhe kujdesin nga familjarët (Angehörigenpflege).
“Ekipi përbëhet nga profesionistë të kualifikuar në fusha të ndryshme si pediatria, psikiatria dhe kujdesi akut e afatgjatë, duke ofruar shërbime të personalizuara për çdo pacient.”, thotë Memisi.
Fokusi kryesor: kujdesi për fëmijë, nënat dhe shëndetin mendor
“MeGaherz” e ka të qartë drejtimin e saj: tre shtylla kryesore përbëjnë bazën e punës së përditshme.
Kinderspitex – kujdes për fëmijët në shtëpi
Një nga shërbimet më të rëndësishme është kujdesi për foshnjat, fëmijët dhe të rinjtë në ambientin e tyre familjar.
Ky shërbim është veçanërisht i vlefshëm:
- pas qëndrimeve në spital
- në raste sëmundjesh kronike
- për lindje të parakohshme
- në situata që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm në shtëpi
Ekipi punon ngushtë me mjekët dhe spitalet për të garantuar siguri dhe cilësi të lartë në trajtim.
Kujdesi pas lindjes – mbështetje për nënën dhe foshnjën
“Periudha pas lindjes është ndër më sfidueset për familjen. “MeGaherz” ofron mbështetje profesionale dhe njerëzore në këtë fazë të ndjeshme.”, tregon Lumnije Memisi.
Shërbimet përfshijnë:
- kontrollin shëndetësor të nënës dhe foshnjës
- këshillim për ushqyerjen me gji
- ndihmë praktike në përditshmëri
- orientim dhe mbështetje emocionale
Kujdesi psikiatrik – mbështetje në kohë të vështira
Një tjetër shtyllë kryesore është kujdesi psikiatrik në shtëpi, i cili po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm.
Ky shërbim përfshin:
- mbështetje në kriza psikologjike dhe sociale
- vizita të rregullta dhe monitorim
- ndihmë në organizimin e jetës së përditshme
- menaxhim të terapisë dhe medikamenteve
Qasja është gjithmonë individuale dhe e përshtatur sipas nevojave të pacientit.
Shërbime plotësuese
Përveç fokusit kryesor, “MeGaherz” ofron edhe:
- kujdes afatgjatë
- trajtime mjekësore në shtëpi
- kujdes paliativ
Këto shërbime plotësojnë ofertën, duke siguruar një mbështetje të gjithanshme për pacientët dhe familjet.
Investim në të ardhmen: trajnimi i të rinjve
Nga gushti 2026, “MeGaherz” do të fillojë edhe trajnimet për nxënës (Lernende) në fushën e kujdesit shëndetësor, duke i shoqëruar ata gjatë gjithë procesit të formimit profesional.
Ky është një hap i rëndësishëm për të kontribuar në zhvillimin e brezit të ri në sektorin e kujdesit në Zvicër.
Zgjerimi i rrjetit – më afër familjeve
“MeGaherz” ka zgjeruar praninë e saj me disa lokacione të reja:
- Schaffhausen (SH, TG, SG)
- Küssnacht (SZ, LU)
- Zug
- Zürich
- Aargau
Kjo i mundëson kompanisë të jetë më afër pacientëve dhe të ofrojë shërbime më të shpejta dhe më efikase.
“Një familje për familjen”
“Filozofia e “MeGaherz” mbetet e pandryshuar: kujdes profesional i kombinuar me afërsi njerëzore.”, theksom në këtë intervistë për albinfo.ch, Lumnije Memisi, bashkëpronare e “MeGaherz”.
Në një kohë kur nevoja për kujdes cilësor po rritet vazhdimisht, “MeGaherz” dëshmon se kujdesi në shtëpi mund të jetë jo vetëm profesional dhe i sigurt, por edhe i ngrohtë – si një familje e vërtetë për familjen.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median




















