Lajme
Aeroportet evropiane ngrenë alarmin për mungesë karburanti, rrezikohen udhëtimet e verës
Kreu i Aeroporteve Ndërkombëtare të Evropës paralajmëron se karburanti për avionë mund të mbarojë brenda tri javësh, pas bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.
Aeroportet evropiane kanë ngritur alarmin për një krizë të mundshme të furnizimit me karburant për avionë, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në sezonin e udhëtimeve verore, përcjell albinfo.ch.
Kreu i Këshillit të Aeroporteve Ndërkombëtare të Evropës (ACI Europe), Olivier Jankovec, i ka dërguar një paralajmërim Bashkimit Evropian lidhur me atë që e cilëson si një “mungesë sistematike të karburantit të avionëve”. Ai thekson se furnizimet mund të shterojnë brenda tre javësh, si pasojë e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit – një pikë strategjike për transportin ndërkombëtar të naftës.
Në një letër të siguruar nga agjencia Associated Press, Jankovec ka deklaruar se kjo situatë mund të shkaktojë ndërprerje serioze të fluturimeve gjatë verës dhe të sjellë pasoja të rënda ekonomike për Evropën.
Për të shmangur një krizë të madhe, ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë masa urgjente, përfshirë organizimin e blerjeve kolektive të karburantit për vendet evropiane, monitorimin e rezervave ekzistuese dhe identifikimin e burimeve alternative të furnizimit.
Ndërkohë, Task-Forca e Bashkimit Evropian për Energjinë ka deklaruar se aktualisht nuk ka “rrezik të menjëhershëm” për furnizimin me naftë dhe gaz nga konfliktet në Lindjen e Mesme, duke theksuar se nuk është e nevojshme të lirohen rezerva shtesë.
Megjithatë, ajo ka paralajmëruar për rreziqe të mundshme afatgjata, duke vënë në dukje se karburanti për avionë mbetet shqetësimi kryesor, për shkak të varësisë së Evropës nga importet./Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Nga Amerika në Tiranë: Samantha Shkreli Sarelli pjesë e Samitit të Diasporës... -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri










