Lajme
Transporti ajror do të marrë muaj për t’u rikuperuar pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit, paralajmërojnë ekspertët
Ekspertët e aviacionit paralajmërojnë se edhe nëse Ngushtica e Hormuzit hapet, do të duhen muaj për të rikthyer furnizimet e karburantit për avionë dhe për të normalizuar kapacitetet e ndërprera të rafinerive në Lindjen e Mesme. Kjo u deklarua nga William Walsh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Çmimet e naftës kanë rënë nën 100 dollarë për fuçi pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një armëpushim dyjavor me Iranin, i cili varet nga rihapja e sigurt e Ngushticës së Hormuzit – rrugës që transporton rreth një e pesta e naftës së tregut global. Walsh theksoi në Singapor se, megjithë uljen e çmimeve të naftës bruto, karburanti për avionë mund të mbetet i shtrenjtë për shkak të ndërprerjeve në rafineritë e Lindjes së Mesme.
“Nëse kalimi përmes ngushticës rihapet dhe qëndron i hapur, rikthimi në nivelet normale të furnizimit do të marrë muaj, për shkak të ndërprerjeve në kapacitetet e rafinerive, të cilat janë pjesë kyçe e furnizimit global me produkte të rafinuara,” tha Walsh.
Linjat ajrore aziatike tashmë po reduktojnë fluturimet, po transportojnë karburant shtesë dhe po krijojnë pika të reja furnizimi, pasi konflikti në Lindjen e Mesme ka kufizuar furnizimin me vajguri, duke shtuar presionin mbi një sektor që po përballet me çmime të larta.
Tregjet më të goditura janë ato me të ardhura të ulëta, si Vietnami, Mianmari dhe Pakistani, për shkak të ndalimeve të eksportit të karburantit për avionë nga Kina dhe Tajlanda, si dhe kufizimeve të ngjashme nga Koreja e Jugut.
Walsh shtoi se rifillimi i rrjedhës së naftës bruto do të mundësojë rikthimin e eksportit të produkteve të rafinuara, por do të kërkojë kohë që rafineritë të rrisin prodhimin e karburantit për avionë, duke zvogëluar diferencën midis çmimit të naftës bruto dhe karburantit të rafinuar.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










