Shkurt.ch
Lista e kandidatëve nacionalë, e gatshme në 18 kantone
Më 18 tetor Zvicra do të zgjedhë një parlament të ri. Listat për zgjedhjet parlamentare të vjeshtës janë dorëzuar edhe nga katër kantone të tjera.
Kështu, emrat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të vjeshtës janë të njohur tashmë në 18 kantone zvicerane.
Shumica e emrave janë publikuar të hënën në kantonin e Luzernit. Një total prej 159 njerëzve në 21 listat konkurrojnë për 10 vende.
Nxehtë është edhe në kantonin e Fribourg-ut. Për shtatë vende do të luftojnë 132, në 20 lista zgjedhore të kandidatëve. Katër vjet më parë ishin vetëm 99 konkurrentë.
Pesë vende në Parlamentin Nacional janë siguaruar edhe për kantonit Basel-Stadt. Në garë janë 122 persona, në 26 listat. Goditës është përqindja relativisht e lartë e femrave: 54 gra do të ballafaqohen me 68 meshkuj.
Katër vjet më parë kishin konkurruar 114 kandidatët në 25 lista zgjedhore.
Për mandate në Parlamentin Nacional në kantonin e Neuchâtel-it në 15 lista në garë janë 54 kandidatë. Mes tyre janë 14 femra.
Deri më sot listat e kandidatëve për zgjedhjet e vjeshtës i kanë dorëzuar 18 kantone: Vaud, Gjenevë, Ticino, Solothurn, Zug, Aargau, Bernë, Graubünden, Thurgau, Zurich, Schaffhausen, Schwyz, St. Gallen, dy Basel, Neuchâtel, Fribourg dhe Luzern.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














