Lajme
Starmer: Trupat britanike nuk do të bashkohen me asnjë pushtim tokësor të Iranit
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së trupave britanike në terren në Iran, pasi këmbënguli se Mbretëria e Bashkuar nuk do të “zvarritet” në luftën e përshkallëzuar të Donald Trump në rajon.
Ai është përballur me kritika si nga aleatët ashtu edhe nga armiqtë për qasjen e tij ndaj konfliktit, por e ripërsëriti qëndrimin e tij të hënën kur u pyet nëse trupat britanike mund të dërgohen në Lindjen e Mesme.
“Kjo nuk është lufta jonë dhe ne nuk do të tërhiqemi në të”, tha ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndërmarrë veprime mbrojtëse dhe të punojë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Ajo që kemi bërë është të ndërmarrim veprime mbrojtëse: kështu që i kemi pasur pilotët tanë në ajër që një ose dy orë pas fillimit të kësaj lufte, duke mbrojtur jetët britanike, interesat britanike dhe, sigurisht, aleatët tanë në rajon. Por ne nuk do të tërhiqemi në këtë luftë”, deklaroi ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













