Lajme
Rrezikohet furnizimi global me naftë, shkak sulmet ndaj anijeve
Me përhapjen e konfliktit, po rritet shqetësimi se konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit mund të ndërpresë furnizimin global me naftë.
Një anije në Ngushticën e Hormuzit është sulmuar, teksa kjo ngushticë është një rrugë jetike tregtare për transportin global të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror.
Anija “Skylight” – një cisternë nafte dhe kimikatesh me peshë prej 7.600 tonësh – ndodhej në veri të portit Khasab në Oman, pranë pikës më të ngushtë të Ngushticës së Hormuzit, ku korridori i lundrimit është vetëm 3 kilometra i gjerë. E njëjta ishte një nga tri anijet civile që raportohet se u qëlluan më 1 mars, ndërkohë që edhe Komanda Qendrore e SHBA-së tha se goditi një anije luftarake të marinës iraniane aty pranë.
Raportohet se bazuar në të dhënat e ueb-faqes MarineTraffic, të paktën 150 anije, përfshirë shumë cisterna nafte dhe gazi, kanë ndalur lundrimin, raporton Reuters.
Tutje kishte raporte kundërthënëse për mbylljen ose jo të Ngushticës së Hormuzit nga Irani.
“Ngushtica është ende e hapur. Por, arsyeja pse anijet nuk po kalojnë dhe pse shumë kompani ndërkombëtare të naftës po këshillojnë të mos përdoret [Ngushtica], është siguria”, tha Amena Bakr, drejtuese e kërkimeve për Lindjen e Mesme dhe OPEC+ në kompaninë e inteligjencës tregtare Kpler.
Ajo shtoi se kostot e sigurimit janë aq të larta, saqë shumë anije nuk mund t’i përballojnë ose nuk duan të rrezikojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, teksa tha se paniku i vërtetë në treg do të fillojë vetëm nëse konfirmohet se Ngushtica është mbyllur dhe nafta nuk qarkullon më.
Çmimi i naftës Brent, që është standard global, është rritur deri në 10 për qind më 1 mars dhe analistët presin rritje të mëtejshme.
Ajay Parmar, drejtore për energjinë në Institutin ICIS, tha për agjencinë Reuters se çmimi mund të arrijë afër 100 dollarë për fuçi, ose edhe më shumë, nëse bllokimi i Ngushticës zgjat.
Ajo tha se kjo luftë mund të ketë ndikim më të madh në çmimet globale të naftës, sesa konflikti 12-ditor me Iranin në qershor të vitit 2025. Gjatë atij konflikti, sipas saj, çmimet u rritën në 80 dollarë dhe më pas ranë, sepse situata ishte më e parashikueshme.
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












