Lajme
Gzim Rama, i vetmi politikan me rrënjë shqiptare që kandidon për qeverinë komunale të Moudon-it në gjithë kantonin e Vaud-it
Moudon, një nga qytetet historike të kantonit Vaud, po hyn në fazën vendimtare të zgjedhjeve komunale. Fushata elektorale ka arritur kulmin, ndërsa qytetarët përgatiten të ushtrojnë të drejtën e votës për të ardhmen e qytetit të tyre.
Në këto zgjedhje, vëmendje të veçantë ka kandidatura e Gzim Rama, politikan me rrënjë shqiptare, i cili kandidon për një mandat tjetër në qeverinë komunale të Moudon-it. Ai njihet për angazhimin e tij në çështje si zhvillimi i infrastrukturës, mirëmbajtja e rrugëve, mbrojtja e mjedisit dhe pastërtia e qytetit.
Loïc Bonny dhe Karin Weber janë kandidatë të rinj, me synimin që qeveria komunale të kalojë në të majtën. Ndërkohë, Raffael Tatone kandidon për një mandat tjetër, së bashku me Gzim Rama.
“Çdo votë ka rëndësi dhe pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për një Moudon më të fortë dhe më të bashkuar,” është mesazhi kryesor i fushatës, që i fton banorët të marrin pjesë aktive në procesin demokratik.
Zgjedhjet komunale konsiderohen vendimtare për drejtimin e ardhshëm të qytetit, duke përcaktuar prioritetet në zhvillimin urban, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës për banorët e Moudon-it.
Lexoni po ashtu:
Gzim Rama nga Partia Socialiste kandidohet sërish për Drejtor në Moudon
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














