Lajme
Engineers’ Day në EPFL: Një urë mes studentëve dhe profesionistëve shqiptarë në Zvicër
Një ngjarje e veçantë kushtuar studentëve dhe profesionistëve të fushës së inxhinierisë do të mbahet më 4 mars 2026 në EPFL, në Lozanë. Engineers’ Day organizohet në bashkëpunim mes AEAUL, Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universiteteve në Lozanë, dhe AES – Albanian Engineers in Switzerland.
Ngjarja do të mbahet të mërkurën, më 4 mars 2026, duke filluar nga ora 19:45, në ambientet e EPFL-së (MED 0 1418, Lozanë).
Qëllimi i aktivitetit
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është ndërtimi i një ure të fortë mes studentëve dhe profesionistëve, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim përvojash, frymëzim dhe orientim për gjeneratat e reja të inxhinierëve.
Çfarë përfshin mbrëmja?
Gjatë mbrëmjes:
AES do të prezantojë misionin, vizionin dhe rolin e saj në komunitetin e inxhinierëve shqiptarë në Zvicër.
Alumni të EPFL-së do të ndajnë rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, sfidat, vendimet kyçe dhe mësimet e nxjerra.
Studentët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje, të njihen me perspektiva të ndryshme karriere dhe të kuptojnë më mirë botën profesionale.
Aktiviteti do të përmbyllet me një apéro & networking, duke nxitur krijimin e lidhjeve të reja, mentorimin dhe bashkëpunimin profesional.
Organizatorët theksojnë se Engineers’ Day është më shumë sesa një ngjarje formale – është një moment dialogu, inspirimi dhe ndërlidhjeje për një të ardhme profesionale të përbashkët.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Mars 2026
- Ora19:45
- Lokacioniambientet e EPFL-së (MED 0 1418, Lozanë).
- Data e përfundimit4 Mars 2026 - 22:00
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair
















