Muzikë

Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Azem Haziri kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës dhe interpretoi këngën “Mos ua vrisni lumturinë”

Azem Haziri, pianist nga Kosova, më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, realizoi në qendër të Mynihut një protestë artistike një performancë origjinale që tërhoqi vëmendjen dhe kureshtjen e kalimtarëve të rastit në kujtim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb.

 

VIDEO:                                             

Ai interpretoi këngën “Mos ua vrisni lumturinë”, duke mbajtur pranë librin “Fëmijët shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981–1999” dhe veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës.