Lajme
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër
Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e hershme të dhunës në familje, frikën për të kërkuar ndihmë dhe rëndësinë e parandalimit.
Intervista është pjesë e fushatës parandaluese të Zyrës Federale për Barazinë e Grave dhe Burrave (EBG) kundër dhunës në familje, dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore.
Fushata synon të bëjë të dukshme faktin se dhuna shpesh zhvillohet në heshtje dhe fillon me sjellje të vogla, të përsëritura. Ndihma mund dhe duhet të kërkohet herët – edhe para se dhuna fizike të ndodhë.
Intervista e plotë:
albinfo.ch: Fushata thotë: Dhuna fillon shumë përpara goditjeve. Cilat sjellje të hershme shpesh nuk njihen si dhunë?
Blertë Berisha: Dhuna shpesh fillon herët dhe nuk është gjithmonë fizike. Shpeshherë fyerjet e vazhdueshme, sharjet apo nënqmimi nuk shihen si dhunë. Edhe kontrolli lun një rol të madh. Për shembull kur dikush kontrollon mesazhet në telefon, lëvizjet e gruas, ose i tregon me kan mundet dhe me kan nuk mundet me u taku. Këtu hyjnë edhe kërcënimet dhe detyrimet.
Një formë tjetër e rëndësishme është dhuna ekonomike. Kjo ndodh kur gruaja nuk ka pare te veta ose nuk lejohet të vendosë vetë për çështje financiare. Të gjitha këto janë forma të dhunës psigjike dhe ekonomike, që shpesh zgjasin për një kohë të gjatë para se të ndodhë dhuna fizike.
albinfo.ch: Në jetën e përditshme ka shpesh shenja të vogla. Cilat sinjale tregojnë që dikush është nën presion ose nën kontroll?
Blertë Berisha: Personat që përjetojnë dhunë reagojnë shumë ndryshe. Disa e mshefin situatën e tyne, të tjerë jo. Shpesh ata izolohen dhe kontrollohen, dhe si pasojë humbin kontaktet shoqërore dhe miqësitë. Pikërisht për këtë arsye shpesh kalon shumë kohë derisa dikush nga jashtë e vëren se diçka nuk esht ne rregull.
Prandaj është shumë e rëndësishme që si shoqëri ta flasim këtë temë vazhdimisht. Në shoqëri, në familje dhe në jetën e përditshme. Duhet të krijojmë një vetëdije të përbashkët se çfarë është dhuna me bazë gjinore, ku fillon dhe si shfaqet. Vetëm kështu dhuna mund të njihet herët dhe të parandalohet.
Studimet tregojnë qartë: sa më shumë barazi, aq më pak dhunë. Kur gratë dhe burrat paguhen njësoj, ndajnë punët e kujdesit dhe punët e shtëpisë në mënyrë të barabarët, rreziku i dhunës bien. Pikërisht këtu synon edhe fushata kombëtare e shtetit, dhe nga këndvështrimi ynë ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv.
albinfo.ch: Gratë preken më shpesh, por jo vetëm ato. Cilët persona të tjerë janë të rrezikuar?
Blertë Berisha: Shumë të rrezikuara janë gratë trans dhe gratë me aftësi të kufizuara. Edhe personat nga komuniteti LGBTIQ+ përjetojnë dhunë më shpesh se mesatarja. Ekzistojnë edhe burra që përjetojnë dhunë. Është me rëndësi të theksohet se kjo dhunë shpesh vjen po ashtu nga burra të tjerë. Pra dhuna është një problem strukturor, i lidhur ngushtë me pushtetin dhe rolet gjinore. Nëse në një familje ka dhunë dhe aty janë të pranishëm fëmijë, ata janë automatikisht të prekur dhe duhet të mbrohen.
albinfo.ch: Shumë të prekur kanë frikë të kërkojnë ndihmë ose të largohen nga marrëdhënia. Pse? Dhe çfarë roli luan, për shembull, statusi i qëndrimit?
Blertë Berisha: Shumë persona kanë frikë sepse shpesh nuk u besohet ose fjalët e tyre minimizohen. Kjo është shumë e rëndë për ta. Kur statusi i qëndrimit varet nga partneri, situata bëhet edhe më e komplikuar. Ky është një faktor strukturor që mund ta lehtësojë dhunën.
Vitet e fundit ka pasur përmirësime në ligj, për shembull që në raste të dhunës në familje statusi i qëndrimit të viktimës nuk duhet të rrezikohet. Në parim vlen: çdo person ka të drejtë për këshillim dhe mbështetje, pavarësisht se çfarë statusi qëndrimi ka ose nuk ka.
Është shumë e rëndësishme që viktimat ta dinë: nuk janë vetëm, nuk janë fajtorë dhe nuk kanë pse të turpërohen. Përgjegjësia është tek dhunuesi, dhe ai është ai që duhet të turpërohet.
albinfo.ch: Nëse e vëren që dikush ndoshta po përjeton dhunë: Si mund të flitet për këtë temë?
Blertë Berisha: Më e rëndësishmja është të ruhet kontakti dhe të ndërtohet besimi. Ndihmon shumë kur i tregon personit: nuk je vetëm. Mund të thuhet konkretisht çka ke vërejtur dhe pse po shqetësohesh. Dhuna duhet të quhet qartë dhunë.
Njëkohësisht është e rëndësishme të tregohen mundësi konkrete ndihme, si qendrat e grave apo shërbimet e ndihmës për viktimat, dhe të jepen edhe numra telefoni apo faqe interneti. Mbështetja nuk do të thotë presion, por të jesh aty dhe të tregosh rrugë.
albinfo.ch: Ndonjëherë shihen fyerje ose kërcënime. Çfarë mund të bëjë dikush për të ndihmuar, pa e rrezikuar veten?
Blertë Berisha: Varet nga situata. Gjëja më e rëndësishme është të mos e rrezikosh veten. Në situata akute ose kërcënuese duhet thirrur policia. Ndonjëherë mjafton edhe të prishet dinamika duke dhënë një impuls tjetër nga jashtë. Me tregu që po e vëren çfarë po ndodh dhe që kjo nuk është në rregull. Shpesh njerëzit ndryshojnë sjellje kur e ndjejnë që po vëzhgohen. Po ashtu ndihmon shumë kur gruaja e prekur e di që nuk është vetëm. Në përgjithësi vlen: dhuna duhet të quhet qartë dhe nuk duhet toleruar. Me kthy kryt anash nuk ndihmohet kurrë.
albinfo.ch: Respekti dhe barazia janë shumë të rëndësishme. Si ndihmojnë konkretisht në parandalimin e dhunës në familje?
Blertë Berisha: Barazia sjell më pak dhunë, këtë e tregojnë shumë studime. Në të kundërt, diskriminimi strukturor i grave çon në dhunë ndaj grave. Të gjithë duhet ta kuptojmë çfarë është dhuna dhe ku fillon, që ajo të mos lindë fare. Gratë duhet të kenë të drejtë të vendosin vetë për jetën e tyre, pa qenë të nvarura nga një burrë. Vajzat dhe gratë e reja duhet të vendosin vetë nëse dhe kan duan të martojnë.
Prindërit kanë një rol çels. Ata duhet t’u hapin të gjitha mundësitë të gjithë fëmijëve, pa dallim gjinie, dhe ta jetojnë barazinë edhe në përditshmëri.
albinfo.ch: Në fund, cilat oferta falas dhe konfidenciale ekzistojnë në Zvicër, për viktimat dhe edhe për personat që kanë frikë se mund të bëhen të dhunshëm?
Blertë Berisha: Në Zvicër ka disa qendra shumë të rëndësishme ndihme:
Të gjitha këto oferta janë konfidenciale dhe falas, dhe janë për viktimat, por edhe për persona që kërkojnë ndihmë për të parandaluar dhunën.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










