Lajme
Mediat e huaja: SHBA-ja mund të nisë një sulm kundër Iranit nesër
Zyrtarë amerikanë thuhet se kanë paralajmëruar një aleat rajonal se një sulm ushtarak potencial kundër Iranit mund të fillojë që nesër.
Sipas raportimeve, operacioni i mundshëm nuk do të ishte vetëm kundër infrastrukturës bërthamore ose raketore, por edhe kundër udhëheqjes së vetë Iranit, raporton ClashReport.
Bëhet e ditur, se sipas këtyre pretendimeve, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një “afat për një marrëveshje”, dhe komentet e tij janë interpretuar në Uashington si shenjë se opsioni ushtarak mbetet një mundësi aktive nëse dështojnë përpjekjet diplomatike.
Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM gjithashtu ka lëshuar një paralajmërim ndaj Iranit para ushtrimeve ushtarake të planifikuara në Sundin e Hormuzit, duke thënë se manovrat që kërcënojnë forcat amerikane nuk do të tolerohen.
Nga ana iraniane, një këshilltar i Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj Iranit mund të shkaktojë goditje edhe brenda Izraelit, duke ngritur frikën e një eskalimi më të gjerë rajonal.
Ndryshe, SHBA-ja tashmë ka dërguar disa aeroplanë mbajtëse luftarake në Lindjen e Mesme.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












