Lajme
Inteligjenca Artificiale në Evropë: 64% e njerëzve e shohin të nevojshme, por vetëm një e treta e përdorin
Bashkimi Evropian po investon në inteligjencën artificiale (IA), por përdorimi i saj në Evropë mbetet i pabarabartë. Kuprimi i IA-së ndryshon nga një vend në tjetrin: ndërsa disa shtete e inkurajojnë përdorimin e saj, të tjerat e shohin ende si tabu.
Sipas të dhënave më të fundit evropiane, 64% e qytetarëve besojnë se njohuritë mbi inteligjencën artificiale do të jenë të domosdoshme për të gjithë deri në vitin 2030. Megjithatë, vetëm 32.7% e tyre pranojnë se kanë përdorur ndonjë mjet të IA-së. Dallimet ndërmjet vendeve janë të theksuara: përdorimi i IA-së për arsimin dhe punën është i pranuar dhe inkurajuar në disa shtete, ndërsa në të tjera mbetet një temë e ndjeshme.
Bashkimi Evropian ka zhvilluar strategji dhe udhëzime për përdorimin etik të inteligjencës artificiale, por të dhënat tregojnë se kjo nuk ka rezultuar ende në një përdorim të barabartë dhe të gjerë të teknologjisë në të gjithë Evropën.
Në vitin 2025, vetëm 9.8% e evropianëve përdorën IA-në gjenerative për qëllime arsimore. Normat më të ulëta u regjistruan në Hungari (0.62%), Rumani (3.37%), Poloni (4.59%), Bullgari (5.17%) dhe Gjermani (6.04%). Në krahasim, vendet kryesore për përdorim ishin Suedia (20.99%), Malta (20.22%), Danimarka (17.86%), Spanja (16.26%) dhe Estonia (15.41%).
Në kontekstin e punës, 15.07% e evropianëve përdorin inteligjencën artificiale gjeneruese, me Danimarkën, Malten, Holandën, Estoninë dhe Finlandën në krye të listës.
Për përdorim personal, qytetarët janë më të lirshëm. Qiproja ka nivelin më të lartë të përdorimit (43.13%), ndërsa Hungaria ka nivelin më të ulët (2.12%).
Rreth 19.95% e kompanive evropiane përdorin të paktën një teknologji të IA-së, një rritje prej 12.3% që nga viti 2021. Danimarka është lider me 42.03%, e ndjekur nga Finlanda, Suedia, Belgjika dhe Luksemburgu. Normat më të ulëta janë regjistruar në Rumani, Poloni, Bullgari, Greqi dhe Qipro.
Ekspertët paralajmërojnë se pa tregues të qartë të suksesit dhe pa një qasje të unifikuar, përdorimi i IA-së do të vazhdojë të mbetet i pabarabartë dhe me efektivitet të kufizuar.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











