Lajme
Macron synon ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç deri në shtator
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se dëshiron të përshpejtojë procesin ligjor për të siguruar që ndalimi i përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 15 vjeç të hyjë në fuqi deri në fillim të vitit të ri shkollor këtë shtator.
Në një video të publikuar të shtunën nga BFM-TV, Macron tha se kishte kërkuar nga qeveria të përdorte procedura të përshpejtuara, në mënyrë që projektligji të kalonte sa më shpejt dhe të miratohej nga Senati në kohë.
“Truri dhe emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë për t’u shitur ose manipuluar, as nga platformat amerikane, as nga algoritmet kineze,” tha presidenti francez.
Deklarata e Macron vjen vetëm disa ditë pasi Britania njoftoi se po shqyrtonte kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale për adoleshentët, si pjesë e një strategjie për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtja e dëmshme dhe përdorimi i tepruar i ekranit.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














