Lajme
Nismë në Valis për kufizimin e primeve të sigurimit shëndetësor në 10% të të ardhurave
Një nismë kantonale që synon kufizimin e primeve të sigurimit shëndetësor në maksimum 10% të të ardhurave është dorëzuar të martën në Kancelarinë Kantonale të Valis-it, me gjithsej 4.902 nënshkrime të vlefshme.
“Në fillim kemi mbledhur 5.680 nënshkrime. Pas fazës së verifikimit në nivel komunal, janë validuar 4.902 nënshkrime”, deklaroi të martën Clément Borgeaud, president i Partisë Socialiste të Valais-it frankofon.
Nëse Kancelaria Kantonale konfirmon të paktën 4.000 nënshkrime, qytetarët e Valais-it do të thirren në votim për të vendosur mbi këtë çështje, në një datë që do të caktohet nga Këshilli i Shtetit, gjatë vitit 2026 ose 2027.
Nismë politike dhe sindikale
Kjo nismë kantonale është rezultat i bashkëpunimit mes partive të majta (Entremont Autrement, POP, PS, Les Verts dhe organizatat e tyre rinore) si dhe disa sindikatave. Ajo synon që primet e sigurimit shëndetësor të mos tejkalojnë 10% të të ardhurave individuale, transmeton albinfo.ch.
Në qershor të vitit 2024, Zvicra refuzoi vendosjen e një kufiri të tillë në nivel federal. Megjithatë, mbi 52% e votuesve në Valais e mbështetën propozimin. Pas këtij rezultati, forcat politike dhe sindikale iu përgjigjën thirrjes së Partisë Socialiste të Valis-it Romand për të nisur të njëjtën nismë në nivel kantonal më 31 janar 2025.
Sipas Clément Borgeaud, kufiri maksimal prej 10% mund të ulet për kategoritë me të ardhura më të ulëta. Ai thekson gjithashtu se personat për të cilët barra e primeve është tashmë më e ulët se 10% falë subvencioneve nuk duhet të shohin përkeqësim të situatës së tyre.
Gati 15% e të ardhurave shkojnë për siguruesit
“Suksesi i këtij teksti te publiku tregon se nismëtarët po adresojnë një shqetësim madhor të popullsisë së Valis-it”, theksojnë iniciatorët. “Ne duam t’i japim fund shpërthimit të primeve të sigurimit shëndetësor dhe të mbrojmë konkretisht fuqinë blerëse të qytetarëve të Valis-it.”
Që nga viti 2000, primet mesatare të sigurimit shëndetësor në Valis janë rritur nga 6,6% e të ardhurave të disponueshme në pothuajse 15%. Vitet e fundit janë shënuar disa rritje të ndjeshme, përfshirë edhe rritjen e fundit prej +5,9%, e parashikuar për vitin 2026.
Aktualisht, kantoni i Vaud-it është i vetmi që ka zbatuar – që nga viti 2019 – një sistem që kufizon primet në 10% të të ardhurave përmes subvencioneve. Në shtatorin e kaluar, edhe qytetarët e Ticino-s votuan pro një nisme socialiste të ngjashme, me mbi 57% mbështetje. Megjithatë, kjo nismë ende nuk është zbatuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












