Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, ka njoftuar se me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është organizuar koncert me tenorin me famë botërore, Rame Lahaj.
Sipas njoftimit, e ftuar speciale është sopranoja Marigona Qerkezi.
Koncerti do të zhvillohet më 23 shkurt, ora 19:30 (dyert hapen në 18:30), Victoria Hall, Rue du Général-Dufour 14, 1204 Genève, Zvicër.
