Muzikë
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Performancë elektrizuese, Serena Marku kalon audicionet e “The Voice Kids Italy” (Video)
Bëhet fjalë për Serena Marku nga Lezha, e cila jeton në Itali, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar në konkursin prestigjioz “The Voice Kids of Italy”, një nga platformat më të rëndësishme muzikore për fëmijë në Evropë, shkruan albinfo.ch.
Me një performancë plot energji, siguri dhe karizëm skenike, 11-vjeçarja shqiptare interpretoi këngën ikonike “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)” të legjendës së muzikës botërore Whitney Houston. Interpretimi i saj u prit me entuziazëm të madh, duke i siguruar vlerësime maksimale nga juria profesionale.
Anëtarët e jurisë theksuan se energjia e Serenës ishte aq e fuqishme, saqë i ngriti të gjithë në këmbë, ndërsa vlerësuan lirshmërinë në skenë, sigurinë vokale dhe guximin për të zgjedhur një këngë teknikisht shumë të vështirë për moshën e saj.
Në përfundim të audicionit, pavarësisht këmbënguljes së këngëtarit të njohur Nek për ta pasur në skuadrën e tij, Serena zgjodhi të bëhet pjesë e ekipit të Loredana Bertè, një prej figurave më ikonike të muzikës italiane.
Sezoni i katërt i “The Voice Kids” në Itali ka nisur transmetimin më 10 janar 2026 në televizionin Rai 1. Paneli i trajnerëve përbëhet nga Arisa, Loredana Bertè, Clementino dhe Rocco Hunt (si trajnerë dyshe), si dhe Nek, ndërsa moderimin e spektaklit e vijon për të katërtin sezon radhazi Antonella Clerici.
Një talent i vogël me një zë të madh, Serena Marku po përfaqëson denjësisht Lezhën dhe shqiptarët në një nga skenat më të rëndësishme muzikore për fëmijë në Evropë, duke dëshmuar se pasioni, përkushtimi dhe puna e palodhur nuk njohin kufij./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër Pas paraqitjeve të suksesshme në Morges dhe La Chaux-de-Fonds, Shoqata Kulturore dhe Artistike “Ilirët” përgatitet për... -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare -
Koncerti “ARIADITA” në Washington: një mbrëmje muzikore që bashkoi kultura dhe emocione -
Amerikë
Eliza Dushku nderohet me doktoratë “Honoris Causa”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë











