Lajme
Cyrih: Mbi 200 targa të personalizuara të lëshuara që nga fillimi i vitit
Që nga fillimi i vitit, kantoni i Cyrihut ka lëshuar gjithsej 234 targa të personalizuara për automjete, sipas të dhënave nga Zyra Kantonale e Qarkullimit Rrugor. Për këto targa, drejtuesit e mjeteve kanë paguar në total rreth 83 mijë franga zvicerane.
Rregullorja e re, e cila ka hyrë në fuqi në janar 2026, u mundëson qytetarëve të blejnë targa të personalizuara me çmim fiks, për sa kohë që ato nuk janë tashmë të zëna dhe nuk i përkasin kategorive që shiten vetëm përmes ankandit. Rreth 200 targa janë porositur online, ndërsa pjesa tjetër është marrë drejtpërdrejt në sportele.
Megjithatë, targat me më pak se gjashtë shifra, si dhe disa targa të veçanta, do të vazhdojnë të ofrohen vetëm përmes ankandeve. Po ashtu, targat me zero në fillim mbeten të ndaluara, çka do të thotë se targa si “ZH 007” nuk do të lejohet as në të ardhmen.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, në të ardhmen, do të futen në përdorim edhe targa me shtatë shifra, sapo ato aktuale me gjashtë shifra të mos jenë më të mjaftueshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania Erdhi për pushime në vëndlindje, humb jetën në aksident ... -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy”
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










