Lajme
Trump në Zvicër, zbulohen masat e sigurisë për pritjen e tij
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.
Vizita e tij më 18 janar ka vënë në lëvizje një makineri gjigante sigurie, ku Shërbimi Sekret Amerikan dhe autoritetet zvicerane po përgatisin një dispozitiv mbrojtës të jashtëzakonshëm, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Ardhja e presidentit amerikan do të bëhet me avionin e mirënjohur “Air Force One”, një qendër komande fluturuese e pajisur me teknologjinë më të lartë mbrojtëse, përfshirë sisteme kundër raketave dhe mbrojtje nga impulset elektromagnetike.
Për të garantuar sigurinë maksimale, agjentët amerikanë pritet të marrin nën kontroll kullën e vrojtimit në Zürich gjatë uljes së avionit presidencial, ashtu siç kanë bërë edhe në vizitat e kaluara të Trumpit në vitet 2018 dhe 2020.
Nëse kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, Trump do të transportohet nga Zürichu drejt Davosit me helikopterë ushtarakë, të cilët shoqërohen gjithmonë nga mjete të tjera për të mbajtur të fshehtë vendndodhjen e saktë të presidentit.
Megjithatë, në rast moti të keq, në lojë hyjnë mjetet tokësore: limuzina e blinduar 9-ton. Kjo makinë është një fortesë e vërtetë, me xhama dhe dyer të trasha 15 centimetra, si dhe me rezerva të brendshme oksigjeni dhe gjaku të grupit të presidentit.
Përveç mbrojtjes fizike, delegacioni i Trumpit do të mbajë me vete edhe valixhen me kodet e autorizimit për sulme bërthamore.
Nga ana tjetër, ushtria zvicerane do të mobilizojë një numër të madh trupash për të siguruar zonën e Davosit, ndërsa forcat ajrore do të mbikëqyrin rreptësisht hapësirën ajrore, në koordinim të plotë me shërbimet sekrete amerikane.
E-Diaspora
-
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime Arijoni jep spektakël te Bayerni, dy gola e tri asistime... -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova












