Lajme
Media britanike: Trump kërkon përgatitjen e një plani për marrjen e Grenlandës
Një media britanike ka raportuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka dhënë udhëzim forcave speciale amerikane që të hartojnë një plan për një ndërhyrje të mundshme në Grenlandë.
Sipas gazetës Daily Mail, ky urdhër ka shkaktuar reagime dhe kundërshtime të forta brenda qarqeve të larta ushtarake të SHBA-së. Raportohet se disa nga këshilltarët më të ashpër politikë të Trumpit, të udhëhequr nga Stephen Miller, janë nxitur nga ajo që e konsiderojnë sukses të një operacioni të mëparshëm ushtarak në Venezuelë dhe po kërkojnë veprime të shpejta për të siguruar kontrollin mbi Grenlandën, përpara se Rusia ose Kina të veprojnë.
Në të kundërtën, Shefat e Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë amerikane po e kundërshtojnë fuqishëm këtë ide, duke theksuar se një invazion i tillë do të ishte i paligjshëm pa miratimin e Kongresit dhe praktikisht i pamundur për t’u realizuar. Ata po përpiqen ta zhvendosin fokusin e presidentit drejt opsioneve më pak kontroverse, si ndërprerja e aktiviteteve të anijeve ruse të ashtuquajtura “fantazmë” ose veprime të tjera strategjike.
Ndërkohë, diplomatët britanikë vlerësojnë se Trump mund të synojë edhe të largojë vëmendjen e opinionit publik amerikan nga gjendja ekonomike, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, ku rrezikon humbjen e shumicës në Kongres.
Sipas Daily Mail, skenarët e diskutuar në qarqet diplomatike përfshijnë përdorimin e presionit politik apo forcës për të dobësuar marrëdhëniet ndërmjet Grenlandës dhe Danimarkës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











