Lajme
Gjykata Federale: Kartoni i Gjelbër nuk mbulon dëmet nga aksidenti në Kosovë
Një shtetas kosovar me qëndrim në Zvicër, pasi ka pësuar aksident gjatë qëndrimit ne Kosovë ka kërkuar dëmshpërblim nga sigurimi i automjetit. Por, në një vendim të saj të publikuar sot, Gjykata Federale ia ka hedhur poshtë kosovarit pretendimin për dëmshpërblim. Arsyetimi: Kosova nuk është anëtare e kartonit të gjelbër ndërsa duke mos qenë pjesë e administruar nga qeveria serbe, nuk vlen as sigurimi i cili mbulon Serbinë, transmeton albinfo.ch. Në fakt në kartonin e gjelbër shkruan artë se ky sigurim vlen vetëm “për ato regjione të Serbisë të cilat edhe qeverisen nga Serbia” dhe kjo ka mjaftuar, sipas Gjykatës Federale që kosovari ta ketë të qartë se ai sigurim nuk ka mbulesë për aksidentet që ndodhin në Kosovë.
Kosovari ishte aksidentuar në vitin 2007 derisa kishte shkuar për vizitë në Kosovë me makinën e regjistruar në Zvicër, të vjehrrit të tij. Përveç dëmtimit të makinës ai kishte pësuar lëndime dhe prej atëherë është paraplegjik dhe merr për vete dhe familjen pension invaliditeti si dhe ndihma plotësuese, përcjell albinfo.ch tekstin e Gjykatës Federale të Zvicrës.
Ai, nga pagesa e sigurimit transit që paguhet me hyrjen në Kosovë ka marrë 90 mijë franga ndërsa nga sigurimi pensional 42000 të tjera. Ndërsa nga kompania zvicerane e sigurimeve Helvetia në të cilën ka qenë i siguruar automjeti, ai kishte kërkuar 54000 franga. Këtë kërkesë e ka argumentuar me faktin se në kartonin e gjelbër të sigurimit nuk duket qartë se nuk ka sigurim për territorin e Kosovës.
Në atë karton, pretendon ai, qëndron edhe emri Serbi e Mal i Zi, krijesë shtetërore kjo e cila në momentin e aksidentit (viti 2007) po ashtu nuk ka ekzistuar. Ndërsa arsyetimi i gjykatës ka qenë se emërtimi Serbi-Mali i Zi nuk është nënvizuar për faktin se në të dy vendet respektive vepron sigurimi përmes kartonit të gjelbër. Ndërkaq në një pjesë të tekstit shkruan se sigurimi vlen vetëm “për ato regjione të Serbisë të cilat edhe qeverisen nga Serbia”.
I dëmtuari është dashur ta dinte këtë, qoftë ehde nga fakti i udhëtimeve të tij të shpeshta në Kosovë dhe nga pagesa që është detyruar secilën herë ta bëjë në hyrje të Kosovës, thuhet në fund të vendimit të Gjykatës Federale.
Lexoni gjithashtu:
Peticion kundër Polisës- Nenshkrimet5 (2)
Më shumë informacione për peticionin: Peticion 16.06.15 (2)
Diaspora, peticion kundër polisës për mërgimtarët
E-Diaspora
-
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg Pa pasaportë në Aeroportin e Dublinit, 18-vjeçari arrestohet dhe dënohet... -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










