Lajme
SHBA-ja pezullon lotarinë “green card”
Trump pezullon lotarinë e “Green Card” pas sulmit në Universitetin Brown
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar skemën e lotarisë së vizave të njohur si “Green Card”, pas sulmit të ndodhur javën e kaluar në Universitetin Brown, transmeton albinfo.ch.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ka deklaruar se pezullimi është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të presidentit Trump, me qëllim që, sipas saj, “të sigurohet se asnjë amerikan nuk do të dëmtohet më nga ky program katastrofik”.
Sipas raportimit të BBC-së, i dyshuari për sulmin ishte një shtetas portugez, i cili kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 përmes programit të vizave për migrantë dhe më pas kishte përfituar statusin e përhershëm të qëndrimit, të njohur si “green card”.
Programi i lotarisë së “Green Card” parashikon dhënien e rreth 50 mijë vizave çdo vit, përmes një procesi përzgjedhjeje të rastësishme për aplikantë nga shtete të ndryshme të botës.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














