Kosova
Sveçla: Arrestimet në Graçanicë tregojnë për një grup të organizuar kriminal, mes tyre edhe një ish-ministër
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për finalizimin me sukses të një operacioni kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, të lidhur me procesin e shpronësimeve të pronave private.
Sipas Sveçlës, aksioni është realizuar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante.
“Sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion”, tha ai.
Ndër të arrestuarit dyshohet të jenë: kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M., disa zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D., eksperti i gjykatës Sh. T., një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, një zyrtar i ATK-së, G. L., si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, F. I.
“Personat e lartpërmendur dyshohet se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës”, theksoi Sveçla.
Ai shtoi se grupi dyshohet të ketë iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015.
“Koha kur zyrtarët publikë mund të keqpërdorin buxhetin e shtetit pa u ndëshkuar ka përfunduar”, përfundoi Ministri i Brendshëm.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












