Kosova
KQZ me njoftim për disa ndryshime në votimet nëpër përfaqësi diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se është marrë vendim që në disa përfaqësi diplomatike të kalohet në votim me postë.
Sipas njoftimit, bazuar në analizën e Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës, arsyeja e këtij vendimi është se në këto përfaqësi kapacitetet e stafit nuk janë të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve minimale sipas rregulloreve zgjedhore për menaxher të Qendrave të Votimit dhe anëtarë të Këshillave të Vendvotime, nëse subjektet politike nuk dërgojnë përfaqësuesit e tyre. Po ashtu, analiza thekson sfida shtesë operative, logjistike dhe financiare, përfshirë nevojën për viza dhe distancat e largëta, duke rekomanduar rishqyrtimin e vendimit të KQZ-së Nr. 01/3784-2025 për votim fizik në përfaqësitë përkatëse.
“Anëtarët e KQZ-së mbështetën rekomandimin që votimi të mos zhvillohet në 8-të përfaqësitë diplomatike në vijim dhe të udhëzohen votuesit që të votojnë përmes postës: Ankara – Turqi (16 votues), Shkup – Maqedoni e Veriut (14 votues), Kanbera – Australi (10 votues), Abu Dhabi – Emiratat e Bashkuara Arabe (10 votues), Iowa – ShBA (8 votues), Podgoricë – Mali i Zi (6 votues), Tiranë – Shqipëri (4 votues) dhe Tokio – Japoni (2 votues)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Pas vendimit të ndryshuar të KQZ-së, procesi zgjedhor jashtë Kosovës do të organizohet në 16 Ambasada dhe 13 Konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
“Procesi i votimit më 27 dhjetor 2025 do të zhvillohet në këto përfaqësi diplomatike: 1. Gjermani (Berlin – ambasadë; Frankfurt – konsullatë; Hamburg – konsullatë; Mynih – konsullatë; Shtutgart – konsullatë; Dyseldorf – konsullatë); 2. Zvicër (Bernë – ambasadë; Gjenevë – konsullatë; Cyrih – konsullatë); 3. Mbretëria e Bashkuar (Londër – ambasadë); 4. Francë (Paris – ambasadë; Strasburg – konsullatë); 5. Belgjikë (Bruksel – ambasadë); 6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Uashington – ambasadë; Nju Jork – konsullatë); 7. Norvegji (Oslo – ambasadë); 8. Austri (Vjenë – ambasadë); 9. Kanada (Otavë – ambasadë; Toronto – konsullatë); 10. Suedi (Stokholm – ambasadë); 11. Slloveni (Lubjanë – ambasadë); 12. Danimarkë (Kopenhagë – konsullatë); 13. Itali (Romë – ambasadë; Milano – konsullatë); 14. Turqi (Stamboll – konsullatë); 15. Kroaci (Zagreb – ambasadë); 16. Holandë (Hagë – ambasadë); 17. Republika Çeke (Pragë – ambasadë) dhe 18. Hungari (Budapest – ambasadë)”, thuhet tutje në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












