Kosova

“Forca e Sigurisë së Kosovës, simbol i sigurisë, sakrificës dhe përkushtimit për atdheun”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shënoi më 27 nëntor Ditën e Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke hapur dyert për qytetarë, udhëheqës shtetërorë, nxënës dhe fëmijë të institucioneve parashkollore. Vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me ushtarët, armatimin dhe pajisjet që përdor FSK-ja.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për ndërtimin e besimit dhe krenarisë qytetare:

“FSK-ja është simbol i sigurisë, sakrificës dhe përkushtimit për atdheun. Sot qytetarët patën mundësinë të shohin nga afër profesionistët që mbrojnë vendin tonë.”, raportojnë mediat nga Prishtina.

FSK-ja ndodhet aktualisht në procesin e transformimit drejt ushtrisë së plotë. Sipas Qeverisë së Kosovës, në katër vitet e fundit janë investuar mbi 400 milionë euro vetëm për blerjen e pajisjeve të reja për këtë forcë.