Lajme
Ardian Ramadani emërohet Shef klinike në “Hôpitaux Universitaires de Genève”
Ardiani emërohet Shef i Klinikës në spitalin më të madh në Gjenevë
Ardian Ramadani është shqiptari nga Kosova i cili është emëruar Shef i klinikës në spitalin më të madh në Gjenevë, “Hôpitaux Universitaires de Genève”, shkruan platforma mediale Albinfo.ch.
Doktori shqiptar është emëruar “Chef de Clinique” në repartin e Kirurgjisë Ortopedike të HUG.
Në njoftimin e tij ai ka falënderuar mësuesit e tij të parë, mentorët, por më së shumti familjen, për mbështetjen gjatë rrugëtimit profesional.
Vlen të theksohet se Spitali Universitar i Gjenevës (Hôpitaux Universitaires de Genève) është institucioni kryesor spitalor në kantonin e Gjenevës, dhe për shumë specialistë mjekësorë përfaqëson pikën më të lartë profesionale në Zvicër.
Reparti i Kirurgjisë Ortopedike dhe Traumatologjisë së aparatit motorik në HUG është shërbimi më i madh i këtij lloji në Zvicër, aty realizohen mijëra ndërhyrje kirurgjikale në vit, dhe ofrohen shërbime për patologji të kockave, nyjeve, lëndimeve traumatike, rehabilitimit, si dhe kirurgji sportive, shkruan tutje albinfo.ch.
Emërimi i Ramadanit si “Chef de Clinique”, pozicion ky që zakonisht nënkupton përgjegjësi në nivel klinik, trajnim specialistësh dhe pjesëmarrje në organizimin e shërbimeve brenda spitalit, është një njohje e rëndësishme për punën dhe përkushtimin e tij.
„Kam kënaqësinë të ndaj me ju se nga sot jam emëruar Shef i Klinikës (Chef de Clinique) në repartin e Kirurgjisë Ortopedike në Hôpitaux Universitaires de Genève. Faleminderit mësuesve të parë që ndezën ëndrrën, mentorëve që më udhëhoqën në specializim dhe mbi të gjitha familjes sime që më ka qëndruar pranë në çdo hap të këtij rrugëtimi. Ky falenderim nënvizon rëndësinë e rrugëtimit personal dhe profesional, fillimin në arsimim dhe specializim, mentorimin, përkushtimin në punë, dhe mbështetjen familjare, si komponentë të domosdoshme për arritje të këtij niveli, ka deklaruar në një njoftimin publik, Dr. Ramadani. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Nga Amerika në Tiranë: Samantha Shkreli Sarelli pjesë e Samitit të Diasporës... -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












