Lajme
Lirohet nga burgu ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi një gjykatës vendosi se ai mund ta vuajë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.
Sarkozy ka filluar vuajtjen e dënimit më 21 tetor, pasi një gjykatë e Parisit i dha atij një dënim me pesë vjet për konspiracion kriminal mbi një skemë për të marrë fonde të fushatës zgjedhore për garën e tij presidenciale të vitit 2007 nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi, transmeton albinfo.ch.
Ai mohon shkeljet dhe ka apeluar kundër këtij vendimi, teksa një gjykatë apeli e Parisit sot miratoi kërkesën e Sarkozyt për lirim për të vuajtur dënimin e tij në shtëpi me kontrolle të rrepta gjyqësore.
Sipas kushteve të lirimit të tij, Sarkozyt do t’i ndalohet kontakti me ndonjë zyrtar nga ministria e Drejtësisë dhe largimi nga Franca.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












