Lajme
Vonesa dhe infiltrime mafioze 100 ditë para fillimit të lojërave olimpike dimërore në Itali
Vetëm 100 ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, Italia po përballet me probleme serioze në përgatitje. Përveç vonesave në disa kantiere ndërtimi, autoritetet kanë zbuluar edhe përpjekje për infiltrime mafioze në tenderët publikë të lidhur me projektet olimpike.
Sipas Drejtorisë Antimafia italiane, janë regjistruar mbi 50 raste të mundshme “ndotjeje” të procedurave publike, ndërsa kompani të lidhura me mafian kalabreze ‘Ndrangheta janë përjashtuar. Shoqata Libera ka kërkuar që Lojërat të shërbejnë si shembull i ndershmërisë dhe i respektimit të ligjit.
Ndërkohë, disa nga projektet infrastrukturore – përfshirë rrugën strategjike Longarone–Cortina – rrezikojnë të mos përfundojnë në kohë. Sipas raportimeve të “Affari Italiani”, 24 kantiere të financuara nga fondet olimpike mund të përfundojnë vetëm pas vitit 2027.
Kostoja e përgjithshme e përgatitjeve është rritur ndjeshëm, nga 1.36 miliardë në gati 6 miliardë euro. Një pjesë e fondeve shtesë, rreth 43 milionë euro, janë marrë nga fondi i kompensimit për viktimat e mafias – çka ka ngjallur kritika nga organizatat kundër krimit të organizuar.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













