Jeta në Zvicër
Zvicerani ia dhuron 30 mijë franga lypëses 16-vjeçare
Një burrë i moshuar nga Zvicra dëshiron t’ ia dhurojë 30 mijë franga lypëses 16-vjeçare austriake, por këtë nuk e lejon policia, përcjell albinfo.ch.
Një rast sa fisnik, aq edhe i dyshimtë ka ndodhur të martën në Kantonin Turgau në Zvicër. Një austriake, 16-vjeçare, derisa kërkonte lëmoshë në Bischofszell të Zvicrës, takon një burrë të moshuar zviceran dhe i lutet ta ndihmojë me disa të holla. Burri zviceran tregohet fisnik, shkon menjëherë në njërën nga filialet e bankës dhe kërkon nga nëpunësi i bankës t’i tërheqë 30 mijë franga zvicerane, apo një vlerë mbi 27 mijë eurosh për t’ ia dhënë 16-vjeçares austriake, shkruan gazeta austriake “kurier”.
Nëpunësi i bankës kishte dyshime në këtë tërheqje parash dhe para se t’ia jepte zviceranit, thërret policinë. Policia vjen në vendin e ngjarjes dhe arreston të dy personat. “Nuk e dimë ende saktë se cilat kanë qenë arsyet e dhurimit të këtyre parave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daniel Metzler, transmeton albinfo.ch.
Pas kësaj, policia e ka kontrolluar lypësen dhe tek ajo janë gjetur rreth 1.370 franga zvicerane. Ndaj saj është ngritur një kallëzim penal pranë Entit për të rinj në Kantonin e Thurgaut. Ndërsa pas marrjes së plakut në pyetje nga autoritet zvicerane, ai ka deklaruar se nuk dëshiron më t’ia dhurojë këto para 16-vjeçares austriake.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













