Lajme
Fiket motori i avionit në 4 mijë metra lartësi, dramë në ajër
Panik në ajër, pasagjerët dëgjojnë “përplasje” në motor, avioni ulet urgjentisht
Raportohet se një avion i linjës “Blue Islands” u detyrua të bënte ulje emergjente, pasi pasagjerët dëgjuan zhurma “përplasjesh” që vinin nga njëri prej motorëve, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi në fluturimin SI-5581 nga Dublini drejt ishullit Jersey. Vetëm pak minuta pas ngritjes, në një lartësi prej 4000 metrash, ekuipazhi raportoi defekt në motorin e djathtë, i cili u fik menjëherë. Avioni qëndroi në ajër për 20 minuta dhe më pas u kthye në Aeroportin e Dublinit, ku u ul pa probleme rreth 30 minuta pas nisjes.
Një pasagjer tha se fluturimi kishte pasur rreth një orë vonesë para nisjes, ndërsa sipas portalit “Aero Inside”, motori i dëmtuar lëshonte tinguj të pazakontë përpara se të ndalej.
Ndërkohë, një tjetër incident ajror ka shkaktuar shqetësim në Britani. Një fluturim Ryanair, që udhëtonte nga Pisa drejt Glasgout më 3 tetor, u detyrua të ulte urgjentisht në Manchester, pasi mbeti me vetëm 220 kg karburant, mjaftueshëm vetëm për 5-6 minuta fluturimi.
Pas tri përpjekjesh të dështuara për të zbritur në aeroportet e Prestwick dhe Edinburgh, piloti lëshoi sinjalin emergjent “7700”. Një pasagjer e përshkroi përvojën si “skena nga një film katastrofe”, teksa njerëzit në bord luteshin mes erërave të fuqishme të Stuhisë Amy, që goditi Britaninë me shpejtësi deri në 160 km/orë.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












