CH-Ballkani

„Der Standard“: Euro, valuta atraktive edhe në Kosovë

Kosova dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e eurozonës. Megjithatë atje që nga viti 2002 paguhet me euro.

Kështu e fillon artikullin gazeta austriake  „Der Standard“ duke i referuar krizës financiare në Greqi.

Der Standard si shembull ka marrë devalvimin e dinarit jugosllav të viteve të 80-ta, kur Jugosllavia vuante nga inflacioni i lartë dhe njerëzit kishin humbur besimin tek dinari. Më 1999 Kosova dhe Mali i Zi u ndanë nga Serbia. „Gjatë luftës në Kosovë u zhduk dinari nga tregu kosovar dhe u zëvendësua me markën gjermane“ tregon për gazetën asutriake „Standard“ eksperti i ekonomisë, Kujtim Dobruna.

Në vitin 2001 në tregun e Kosovës ishin plot dy miliard marka gjermane në qarkullim. „Ishte thuajse e qartë se përshkak të markës gjermane, edhe Kosova do të fuste në qarkullim euron“.

Berlini kishte interesim që marka gjermane edhe jashtë saj të përdorej

Modeli për Athinën

Krahas Kosovës dhe Malit të Zi, euro përdorët edhe në mikro-shtetet si Monako, Andorra, San Marino, në Vatikan dhe në kolonitë franceze. Pas një grexit (dalje nga eurozona) kjo do të mund mund të merrej teoritikisht si model për Greqinë, shkruan Standard, transmeton albinfo.ch.

Ngase Kosova dhe Mal i Zi nuk duhet ti përmbahen kriterive të konvergjencës dhe nuk bëjnë pjesë në sistemin e euros dhe të Bankës Qendrore të Evropës. Nëse një shtet e fut në përdorim euron pa qenë pjesë e eurozonës, kjo quhet „euronizim“, shkruan Standard, transmeton albinfo.ch.

Kjo ka sjellë stabilitet të çmimeve dhe ka minimizuar rrezikun e kursit të këmbimit të monedhës, thotë Dobruna.

„Por një e metë është, Kosova nuk posedon pothuajse asnjë instrument të politikës monetare“.

Megjithatë, për shtetet e vogla si Kosova dhe Mali i Zi është më lehtë për të pasur një kurs fiks të regjimit ndaj euros, sepse mundësit e tyre, për udhëhequr një politikë të pavarur monetare, janë gjithsesi të vogla.

Ndryshe nga Mali i Zi, shkruan mëtej Standard, Kosova ka një marrëveshje me Bankën Qendrore të Evropës për euronizmin e vendit. Dhe ndonëse zyrtarisht nuk thuhet, furnizimi vjen përmes Austrisë. Sipas Bankës Gjermane, Austria ka luajtur dhe luan rolin kryesor në euronizimin e këtyre dy vendeve.

Në botën e sistemit monetar janë krijuar dy blloqe të rëndësishme monetare; dollari dhe euro. Në bllokun e euros krahas shteteteve që i takojnë eurozonës, janë edhe shtetet e eronizuara që monedhën e tyre e kanë fiksuar kundrejt euros. Këtu bëjnë pjesë Danimarka, por edhe shtetet e Ballkanit si Bullgaria, Maqedonia dhe Bosnja e Herzegovina. Kroacia ka arritur vetëm pjesërisht ta stabilizoj monedhën e vet kundrejt euros.

Në mesin e 59 shteteve të euro-bllokut, bëjnë pjesë edhe ato shtete afrikane që deri në mesin e shekullit 20 varëshin prej atyre shteteve që i takojnë sot Unionit të Eurozonës.

20150629-EuronichtEU