Lajme
Siguria ajrore në Evropë rrezikohet nga presionet dhe kursimet në industri
Një studim i fundit nga Universiteti i Ghent në Belgjikë tregon se siguria në linjat ajrore evropiane është kërcënuar seriozisht nga presionet për të punuar orë të gjata dhe nga shkurtime të shpenzimeve, sipas raportit të “The Financial Times”.
Studimi, që përfshiu rreth 6,900 punonjës të industrisë ajrore, evidenton se politikat për kursime dhe rritjen e fitimeve kanë dobësuar standardet e sigurisë. Pandemia COVID-19 ka përshpejtuar largimin e pilotëve me përvojë dhe zëvendësimin e tyre me punonjës të rinj, me kontrata të pasigurta, duke ulur kapacitetin për të mbajtur standardet e duhura.
Gjysma e punonjësve raportuan se ndihen të pasigurt për të shprehur shqetësimet e tyre ndaj menaxhmentit, dhe ekuipazhi i kabinës ndjen presion për të përmbushur detyra tregtare, si shitja e parfumeve dhe alkoolit gjatë fluturimeve, duke krijuar një konflikt mes sigurisë dhe kërkesave komerciale.
Pas rikthimit të trafikut ajror pas pandemisë, oraret e punës janë zgjatur dhe periudhat e pushimit janë reduktuar. Shumë pilotë dhe ekuipazh ndihen të frikësuar të raportojnë gjendjen e tyre shëndetësore, edhe nëse janë të lodhur ose të sëmurë.
Studimi vuri në pah se 68% e punonjësve kanë probleme me shëndetin mendor, ndërsa 78% ndihen të “dehumanizuar”. Punonjësit me kontrata afatshkurtra dhe ata në Evropën Lindore raportojnë kushtet më të vështira dhe pasiguri më të madhe.
Ekspertët paralajmërojnë se pa ndryshime në kontratat dhe rregulloret, Evropa mund të humbasë avantazhin e saj në sigurinë ajrore, duke e bërë industrinë më të ndjeshme ndaj gabimeve dhe aksidenteve.
Ignacio Plaza, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Evropiane të Pilotëve, theksoi nevojën për hetime urgjente dhe përmirësime të menjëhershme për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve dhe punonjësve.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













