CH-Ballkani
CVP, aleancë me LDK-në: 11 kandidatë të përbashkët
Në listat zgjedhore të CVP-së figurojnë emra shqiptarë me rrënjë nga Kosova. Fakti se kandidatët janë mysliman nuk është një problem për partinë e krishterë zvicerane.

Në listat e kandidatëve të CVP-së dominojnë kandidatë të natyralizuar me rrënjë nga Kosova, të cilët garojnë në zgjedhjet nacionale të vjeshtës në Zvicër. Hulumtimi i gazetës zvicerane «Schweiz am Sonntag» ka treguar tashmë për një aleancë në mes të CVP dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), transmeton albinfo.ch.
Presidenti i partisë, Christophe Darbellay priti në muajin mars përfaqësuesit e lartë e LDK-së në Pallatin Federal në Bernë. Dhe kjo nuk ishte akt simbolik.
CVP ka ftuar shqiptarët e natyralizuar të Kosovës për të kandiduar në zgjedhjet nacionale.
Të paktën njëmbëdhjetë kandidatë me rrënjë kosovare që figurojnë në listat e ndryshme të CVP kandidojnë në vjeshtë për të zënë një ulëse në parlamentin zviceran.
Për CVP nuk ka rëndësi se shumë kosovarë janë myslimanë dhe edhe pse është subjekti politik, i cili mbështetet në vlerat e krishtera.
Sekretarja e përgjithshme e CVP-së, Béatrice Wertli, nuk ka dashur të flasë për partneritetin në mes CVP dhe LDK, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane. Ajo krahason marrëdhëniet me LDK-në sikur me partitë tjera evropiane popullore.
“Ne jemi të kënaqur për të gjithë njerëzit që duan të bashkëpunojnë me CVP, dhe madje të konkurrojnë si kandidatë në zgjedhje.”, tha Wertli
Nga ana tjetër «Schweiz am Sonntag» thotë se të rinjtë e CVP-së nga Kosova tregojnë me krenari selfiet me ministren Leuthard dhe kryetarin e partisë Darbellay.
Pastaj tregon se një përfaqësues i lartë i degës së LDK-së së Zvicrës së fundmi është bërë anëtar i CVP-së.
“Ne kandidojmë në listën e CVP-së dhe ajo përfiton nga potenciali ynë», ka thënë Haki Latifi, kryetar i deritanishëm i degës së LDK-së
CVP-ja nuk është i vetmi subjekt politik, i cili për në zgjedhjet e ardhshme llogarit te zviceranët me sfond emigracioni.
Partia Socialdemokrate SP që në 2012-tën ka themeluar një grup të emigrantëve JUSO për një përfaqësim më të mirë të zviceranëve me rrënjë të huaja në listat zgjedhore. Dhe shumë prej tyre ndërkohë janë afirmuar nëpër kantone.
Kandidatë me sfond migracioni prej kohësh janë afruar edhe me partitë e djathta: të gjelbërtit dhe liberalët e gjelbërt. Ata më pak kanë interesim për FDP-në dhe SVP-në.
«Schweiz am Sonntag» thotë se shumë prej këtyre kandidatëve figurojnë krejt në fund të listave zgjedhore.
“Partitë zvicerane po i shfrytëzojnë bashkatëdhetarët e mi si furnizues votash”, thotë ish-politikani i EVP-së, Blerim Bunjaku.
E-Diaspora
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit” Shuma e parave do të dedikohet për ndërtimin e dy shtëpive për familjet në nevojë ...
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
Jeta në Austri
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz Pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë të mesme në Graz ku humbën jetën dhjetë persona,...
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”
-
Iu dha lamtumira e fundit Lea Bajramit, viktimë e sulmit në Austri
-
Tirol: Tre alpinistë të vrarë nga rrufeja