Lajme
Aksident me teleferik në Lisbonë – 15 të vdekur
Zëdhënësi i ekipit të shpëtimit nuk dha informacion mbi kombësitë e viktimave. Ai deklaroi se 18 veta janë plagosur
Pesëmbëdhjetë persona u vranë pas daljes nga shinat të funikularit (lloj teleferiku) historik “Elevador da Gloria” në Lisbonë.
Këtë lajm ua ka dhënë gazetarëve një zëdhënës i ekipit të shpëtimit, në kryeqytetin portugez, transmeton albinfo.ch.
Zëdhënësi i ekipit të shpëtimit nuk dha informacion mbi kombësitë e viktimave. Ai deklaroi se 18 veta janë plagosur, shkruajnë mediat botërore.
Imazhet tregojnë se makina u përplas me një mur ndërtese me ç`rast u shkatërrua plotësisht.
Funikulari “Gloria” kalon nëpër një rrugicë të ngushtë dhe të pjerrët. Ai lidh qendrën e qytetit me lagjen popullore Bairro Alto, ku ndodhen shumë restorante. Lagjja dhe funikulli janë gjithashtu atraksione të mëdha turistike.
“Elevador da Gloria” u hap në vitin 1885 dhe është një nga tre teleferikët historikë të qytetit të Lisbonës. Ai lidh sheshin qendror Praça dos Restauradores me lagjen më të lartë Bairro Alto, duke mbuluar një distancë prej afërsisht 200 metrash, transmeton albinfo.ch. Sot, teleferiku është kryesisht një atraksion turistik, por përdoret edhe nga shumë vendas për të cilët rruga është shumë e pjerrët për të ecur në këmbë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












