Futboll
Nga Benfica në Zvicër: Adrian Bajrami shkëlqen me Luzernin
Bajrami ka bërë një paraqitje shumë të fortë në ndeshjen kundër St Gallen, që është zhvilluar të dielen, sipas gazetarëve, ashtu edhe sipas të dhënave të detajuara.
Në Luzerner Zeitung, Bajrami mori nota 5,5, një nga notat më të mira në ekip, me komentin: “Topleistung des Leihprofis von Benfica” (performancë jashtëzakonisht e mirë e huazuarit nga Benfica)
Kjo është një notë e lartë sipas sistemit zviceran të vlerësimeve (maksimumi është 6).
Adrian Bajrami dha një performancë solide në mbrojtje kundër St. Gallen:
U dallua për 4 ndërhyrje, më shumë se çdo mbrojtës tjetër i Luzernit.
Kryesoi me 3 faulle, por mori edhe 4 faulle, duke qenë shtyllë në aksionet mbrojtëse dhe ofensivë.
Vlerësimi prej 7.66 tregon një ndeshje të fortë në përgjithësi.
Këto shifra tregojnë se Bajrami ishte shumë aktiv në mbrojtje: dominues në duelet fizike, i kujdesshëm në zonën e rrezikut dhe me prezencë edhe para portës kundërshtare.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka kaluar së fundi në FC Luzern në formë huazimi për një sezon nga Benfica Lisbona.
Adrian Bajrami ka luajtur në moshat e reja për BSC Young Boys, para se në vitin 2018 të kalonte te akademia e Benficas. Pas mbi 100 paraqitjesh me ekipin B dhe U-23 të Benficas, lojtari me shtetësi të dyfishtë shqiptare-zvicerane u aktivizua sezonin e kaluar në gjashtë ndeshje me ekipin e parë. Për Kombëtaren e Shqipërisë, Bajrami ka zhvilluar deri tani tre ndeshje. FC Luzern ka të drejtë blerjeje për lojtarin.
“Me Adrianin i bashkohet ekipit tonë një qendërmbrojtës i fortë në duele, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Për më tepër, ai ka aftësi të lindura udhëheqëse, të cilat do ta ndihmojnë ekipin tonë të ri,” kishte deklaruar drejtori sportiv Remo Meyer.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













