Lajme
Tymi nga zjarret më i rrezikshëm për shëndetin se sa mendohej
Një studim i ri ka zbuluar se tymi nga zjarret në pyje është shumë më i rrezikshëm për shëndetin se sa supozohej më parë. Sipas studimit, vdekjet që shkaktohen nga ekspozimi afatshkurtër ndaj grimcave të imëta PM2.5 janë nënvlerësuar me 93%.
Studiuesit raportojnë se mesatarisht 535 njerëz në vit në Evropë kanë vdekur midis viteve 2004 dhe 2022 nga thithja e këtyre grimcave toksike, që çlirohen gjatë zjarreve në pyje. Për krahasim, metodat standarde supozojnë se PM2.5 nga zjarret është po aq e rrezikshme sa grimcat nga burime të tjera, si trafiku, duke parashikuar vetëm 38 vdekje në vit.
Hulumtimi vjen në kohën kur zjarret masive po shkatërrojnë Evropën Jugore. Sipas të dhënave më të fundit, 895,000 hektarë janë djegur deri më tani në vitin 2025, një rekord për këtë periudhë. Zjarret kanë çliruar më shumë se dyfishin e mesatares së PM2.5 krahasuar me dy dekadat e fundit.
Profesoresha Catherine Ton, epidemiologe mjedisore në Institutin për Shëndetin Global në Barcelonë, shpjegon: “Më parë besohej se grimcat nga zjarret dhe nga burime të tjera ishin po aq toksike. Studimi ynë tregon se, edhe pse ndodhin më rrallë, efektet shëndetësore të grimcave nga zjarret janë më të forta.”
Ndotja e ajrit konsiderohet një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin njerëzor, dhe zjarret në pyje kontribuojnë ndjeshëm në numrin e vdekjeve. Studime të mëparshme i kanë atribuar 1.53 milion vdekje në mbarë botën çdo vit ndotjes së ajrit nga zjarret në pyje.
Sipas modeleve të reja, ekspozimi ndaj tymit të zjarrit rrit rrezikun e vdekjes në javën pasardhëse. Për çdo mikrogram shtesë të PM2.5 në një metër kub ajër, vdekjet nga të gjitha shkaqet rriten me 0.7%, vdekjet nga sëmundjet e frymëmarrjes me 1% dhe vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare me 0.9%.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












