Muzikë
Kino Kosova 2025 vjen në shtator në Bernë, Portugalia vend mysafir, tema “Sense of Purpose”

Nga 10 deri më 14 shtator 2025, kryeqyteti zviceran Bernë do të jetë nikoqir i edicionit të gjashtë të festivalit të filmit Kino Kosova. Sivjet, festivali vjen me temën “Sense of Purpose” dhe me Portugalinë si vend mysafir, duke sjellë mbi 30 filma artistikë e dokumentarë nga Kosova, Zvicra dhe Portugalia, si dhe një program shoqërues të pasur me koncerte, ekspozita dhe panele diskutimi.
Në qendër të vëmendjes do të jetë aktorja kosovare Adriana Matoshi, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të shohë premierat zvicerane të filmave “Luna Park” dhe “Everybody Calls Redjo”.
Përveç filmave, festivali ofron një program shoqërues me ekspozita, muzikë live, panele diskutimi dhe festa.
Portugalia , vendi mysafir 2025
Portugalia do të jetë vend mysafir i festivalit. Zgjedhja e saj lidhet drejtpërdrejt me misionin e Kino Kosova: të trajtojë përmes filmit temat e migrimit, identitetit dhe përvojave të përbashkëta njerëzore, duke nxitur dialogun ndërkulturor.
Kosova dhe Portugalia ndajnë një histori të rëndësishme në raport me Zvicrën. Të dy komunitetet kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të vendit, realitet që pasqyrohet edhe në kinematografinë e tyre.
Në Bernë do të takohen zërat e rinj të kinemasë kosovare me realizmin poetik të kinemasë portugeze. Programi i vendit mysafir është kuruar nga Cíntia Gil, e njohur për punën e saj në festivalin prestigjioz Doclisboa.
Programi i Filmave
Edicioni i këtij viti sjell mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë, të gjatë e të shkurtër, që eksplorojnë ekuilibrin mes shpresës për një të ardhme më të mirë dhe sfidës për t’u përballur me realitetin.
Në një program të veçantë do të prezantohen edhe filma të shkurtër zviceranë, të kuruar nga John Canciani, drejtor artistik i Kurzfilmtage Winterthur.
Mysafirë të Veçantë
Festivali mbetet një vend takimi mes audiencës dhe artistëve. Këtë vit mirëpresim mysafirë nga Portugalia, Kosova dhe Zvicra.
Në qendër të vëmendjes është aktorja kosovare Adriana Matoshi, e njohur për rolet e saj në filma si Zana, The Marriage, Aga’s House dhe Cold November (aktualisht në Netflix), vepra që janë shfaqur në pesë vitet e fundit në Kino Kosova.
Në këtë edicion do të shfaqen dy filma me pjesëmarrjen e saj: “Luna Park” dhe “Everybody Calls Redjo”, që do të kenë premierën e tyre zvicerane në Kino Kosova.
Programi Shoqërues
Në bashkëpunim me qendrën kulturore PROGR dhe partnerë të tjerë, festivali sjell një program të larmishëm:
Rezidencë artistike (2 muaj), që do të kulmojë me një ekspozitë gjatë festivalit: Yll Xhaferi, artist ndërdisiplinor nga Kosova (pikturë & media digjitale).
Koncert live: Agona Shporta Quintet, prezantimi i albumit të saj debutues “Hape Portën” (2024).
13.09.2025, ora 21:30, Turnhalle/PROGR.
After Party: Bacalhau 3000, kolektiv zvicerano-portugezo-brazilian i DJ-ve.
12.09.2025, ora 22:00 – Sonarraum/PROGR.
Dy diskutime në panel.
“Re-Connect”, Program i ri shkëmbimi me Dokufest
Për herë të parë këtë verë u realizua një program shkëmbimi me festivalin Dokufest në Prizren. Të rinj nga diaspora kosovare në Zvicër udhëtuan në Kosovë, ku bashkë me bashkëmoshatarët e tyre vendas krijuan filmat e tyre, nën mentorimin e ekipit të Dokufest.
Në Bernë, këto vepra do të prezantohen për publikun.
Rreth Kino Kosova
Kino Kosova u themelua në vitin 2019 nga Sabahet Meta, i cili dhjetë vite më parë u zhvendos në Zvicër duke sjellë frymën e Dokufest-it nga qyteti i tij i lindjes, Prizreni.
Festivali është rritur vit pas viti dhe sot është i regjistruar si shoqatë jo-fitimprurëse.
Ai i kushtohet kinemasë alternative, duke besuar në fuqinë e saj për të hapur horizonte të reja mendimi.
Synimi ynë është të krijojmë një hapësirë ku arti nuk mbetet vetëm një përjetim vizual në ekran, por bëhet një pikëtakim i njerëzve, ideve dhe përvojave. Një vend ku publiku jo vetëm shikon, por edhe reflekton, pyet, diskuton dhe ndan mendime.
Në një kohë kur retorika përçarëse po fiton terren, besojmë se është më e rëndësishme se kurrë të ndërtojmë ura mes njerëzve.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Shtator 2025
- Ora20:00
- LokacioniZentrum für Kulturproduktion Waisenhausplatz 30 3011 Bern
- Data e përfundimit14 Shtator 2025 - 22:00
Të ngjashme

“Kino Kosova”, një festival që po krijon identitetin e vet
- “Kino Kosova”, një mundësi e mirë për praninë e filmit kosovar në Perëndim
- “Kino Kosova”: 5 ditë me filma shqip në Bernë
- “Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
- “Kino Kosova” hapi dyert për publikun e Cyrihut
- “Gipsy Groove” nga Kosova vjen me dy koncerte në Zvicër
- “Kosovo Dreams” një film zviceran për ambientin në Kosovë
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë