Të tjera
Zgjerohen protestat në Serbi, Vuçiqi kërcënon me masa të ashpra
Pas një vale protestash antiqeveritare, presidenti serb Aleksandar Vuçiq paralajmëroi masa të ashpra ndaj demonstruesve, të cilët i quajti “terroristë”. Ai deklaroi se qeveria do të përdorë çdo mjet për të rivendosur ligjin dhe rendin, duke shtuar se po përgatitet një kornizë ligjore dhe formale për këtë qëllim. Megjithatë, Vuçiqi nuk ka marrë në konsideratë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Në Beograd dhe qytete të tjera, protestat u shoqëruan me përleshje midis policisë dhe demonstruesve. Fillimisht, tubimet nisën pas shembjes së një stacioni hekurudhor në Novi Sad në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, por më pas u zgjeruan kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur.
Autoritetet raportuan një polic të plagosur dhe 18 demonstrues të arrestuar gjatë natës së fundit të protestave, ndërsa numri i të plagosurve mbetet i pasqaruar. Mediat e pavarura në Serbi theksojnë se dhuna shpesh është nxitur nga mbështetës të qeverisë, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërhyrë mjaftueshëm.
Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, shprehu shqetësim për përdorimin e “joproporcionuar të forcës nga policia” dhe bëri thirrje për ndalimin e arrestimeve arbitrare dhe qetësimin e situatës.
E-Diaspora
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












