Lajme
Time Out: Ky është qyteti më i mirë në botë për të rinjtë në të njëzetat
Cape Town është qyteti më i mirë në botë, thotë Time Out, përveç nëse, sigurisht, jeni nën moshën 30 vjeç, përcjell albinfo.ch.
Gjiganti i botimeve, i njohur për listat e tij “më të mirat” për gjithçka, nga rrugët më të bukura deri te destinacionet për dashamirësit e ushqimit, ka publikuar për herë të parë listën e “qyteteve më të mira” të përshtatura për të rinjtë, dhe ajo është dukshëm ndryshe nga renditja paraprake këtë vit, shkruan CNN.
Në janar, sondazhi vjetor i më shumë se 18,500 banorëve të qyteteve në mbarë botën shpalli metropolin jugafrikan qytetin më të mirë për vitin 2025, i ndjekur nga Bankoku, New Yorkuu dhe Melbourne. Megjithatë, filtrimi i të njëjtave të dhëna vetëm për përgjigjet e personave nën 30 vjeç – pra të brezit Gen Z, moshat 13 deri në 28 vjeç, jep një pamje të ndryshme.
Kryeqyteti tajlandez zë vendin e parë për vitin 2025 te banorët e rinj, të cilët e vlerësuan atë lart për lumturinë, përballueshmërinë dhe si një vend të shkëlqyer për të njohur njerëz të rinj. Të rinjtë urbanë këtu kishin më shumë gjasa sesa bashkëmoshatarët e tyre nën 30 vjeç kudo tjetër që ta vlerësonin qytetin e tyre si një mjedis ideal për të bërë miq.
Kjo, sigurisht, përveç shumë aseteve të tjera të Bankokut. Kryeqyteti i Tajlandës “i plotëson të gjitha kushtet për një qytet të shkëlqyer: i njohur për mikpritjen, i pasur në kulturë dhe i mbushur me vende ikonike si Wat Arun dhe Pallati Mbretëror”, tha Time Out në janar.
Melbourne ishte në vendin e dytë në listën për personat nën 30 vjeç, dy vende më lart se në renditjen paraprake. Pothuajse katër nga pesë të rinj melburnianë e përshkruan qytetin e tyre si të larmishëm dhe gjithëpërfshirës dhe një 96% mbresëlënës e vlerësuan lart skenën e artit dhe kulturës.
Lista e Time Out për qytetet më të mira në botë për brezin Gen Z:
Bankoku, Tajlandë
Melbourne, Australi
Cape Town, Afrikë e Jugut
New Yorku, New York
Kopenhaga, Danimarkë
Barcelona, Spanjë
Edinburgu, Skoci
Mexico City, Meksikë
Londra, Angli
Shanghai, Kina
Sydney, Australi
Pekini, Kinë
Parisi, Francë
Tokio, Japoni
Berlini, Gjermani
Sevilla, Spanjë
Chicago, Illinois
Chiang Mai, Tajlandë
Praga, Republia Çeke
Lisbona, Portugali
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












