Kosova
Gjenevë: Mërgata shqiptare shënon 30 Gushtin, Ditën e të Zhdukurve me Dhunë
Njoftim për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, me moton PËRDERISA I KUJTOJMË, ATA JETOJNË”– 30 gusht 2025, Gjenevë
Në kuadër të aktiviteteve të saj në Zvicër, Shoqata Kulturore “Dora d’Istria” në bashkëpunim me Lidhjen Shqiptare në Botë, fton të gjithë të interesuarit që të bashkohen në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, më 30 gusht 2025, me moton “PËRDERISA I KUJTOJMË, ATA JETOJNË”. Kjo ditë ka një domethënie të thellë për popullin shqiptar, një moment reflektimi dhe ngritjeje zëri në kërkim të drejtësisë për viktimat e zhdukjeve me forcë gjatë regjimit shtypës të Millosheviqit gjatë Luftës së Kosovës.
Përvjetori përkujton tragjedinë e mijëra shqiptarëve të zhdukur në vitet 1998–1999 dhe ndriçon plagën që ende rëndon mbi familjet që edhe sot e kësaj dite nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre. Fatkeqësisht, fenomene të tilla tragjike vazhdojnë edhe sot siç ndodh në Ukrainë, Palestinë dhe në zona të tjera konflikti, ku fëmijë e të rritur bëhen viktima të zhdukjeve me dhunë.
Për të shprehur solidaritetin me familjet e prekura, për të nderuar kujtimin e të zhdukurve dhe për të forcuar ndërgjegjen kolektive kombëtare dhe ndërkombëtare, më 30 dhe 31 gusht 2025 në Gjenevë do të mbahet një manifestim publik dyditor. Ky aktivitet organizohet nga Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me Lidhjen Shqiptare në Botë dhe me mbështetjen mediale të platformës Albinfo.ch.
Në kuadër të këtij përvjetori do të zhvillohet “Marshi për Drejtësi” të shtunën, më 30 gusht, i shoqëruar nga aktivitete artistike të cilat do të vazhdojnë edhe me një konferencë publike edhe të dielën, më 31 gusht. Përmes artit dhe fjalës së hapur, do të rikthehet në vëmendje zëri i atyre që janë zhdukur në rrethana dramatike, si një thirrje e ndërgjegjes sonë dhe një kapitull i dhembshëm i historisë kombëtare.
Programi i detajuar do të bëhet i ditur në ditët në vijim përmes platformës Albinfo.ch. Mos i harroni këto data: 30 dhe 31 gusht! Le të mobilizohet mërgata shqiptare kudo ku ndodhet dhe të qëndrojë përkrah familjeve që ende kërkojnë të vërtetën për më të dashurit e tyre. Jo vetëm si akt solidariteti, por si dëshmi se kujtesa jonë kolektive kombëtare nuk harron. Kosova nuk harron kurrë!
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













