Lajme
NASA përballet me një reduktim të ndjeshëm të stafit, afro 20% pritet të largohen
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) pritet të humbasë rreth 20% të fuqisë së saj punëtore, sipas raporteve të fundit. Pas këtij reduktimi, pritet që numri i përgjithshëm i punonjësve të bjerë në afërsisht 14,000, me rreth 3,870 persona që do të largohen nga agjencia.
Shumica e punonjësve që kanë vendosur të largohen e kanë bërë këtë përmes programit të “dorëheqjes së shtyrë” (DRP), një iniciativë e kohës së administratës Trump. Cheryl Warner, zëdhënëse për median në NASA, bëri të ditur se në raundin e parë aplikuan rreth 870 punonjës, ndërsa afro 3,000 të tjerë u shtuan në raundin e dytë.
Në këtë shifër përfshihen edhe 500 punonjës që janë larguar përmes proceseve të zakonshme të pushimit nga puna.
“Siguria mbetet një prioritet i lartë për agjencinë tonë, teksa përpiqemi të bëhemi më efikasë dhe të ruajmë aftësinë për të udhëhequr eksplorimin e hapësirës në një epokë të re inovacioni, përfshirë misionet drejt Hënës dhe Marsit,” thuhet në një deklaratë zyrtare të NASA-s.
Nëse trendi aktual vazhdon, deri në janar të vitit të ardhshëm, numri i përgjithshëm i punonjësve në NASA do të ulet në rreth 14,000.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













